Pas zhvillimeve të shpejta në Shkodër dhe problemit të krijuar nga Valdrini, Jari mendon, se tani për demokratët problemi kryesor mbetet Jozefina, dhe jo Valdrini:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Problemi i krijuar nga Valdrini duhet menaxhuar me kujdes.
Ashtu siç tha dhe Luli, problemi kryesor është se Rama nuk i doli zot Valdrinit dhe kjo është një prerje në besë.
Në traditën tonë si parti nuk kemi asnjë rast të tillë pabesie.
Doktori u ka dalë zot të gjithë njerëzve që kanë pas probleme kur kanë qenë demokratë të vërtetë.
Ai nuk e lëshoi kurrë Lulin dhe pse shkoi në gjykatë, nuk e lëshoi kurrë Mediun, nuk lëshoi djalin e vet apo vajzën që deshën t’ia merrnin të pandehur, nuk e lëshoi ish- drejtorin e SHIK-ut Sefgjini, dhe pse u dënua për rrëmbim personi, nuk i lëshoi gardistët që vranë më 21 janar.
Kjo është burrëria e një lideri, dhe jo paburrëria e Edi Ramës, që i lëshon të vetët.
Tani mendoj se problemi jonë mbetet Jozefina.
Ajo po kërkon të na fusë me zor në zgjedhje në Shkodër.
Ky është një kurth që ne duhet ta shmangim.
Ne nuk mund të hyjmë në zgjedhje për Shkodrën, dhe pse mund të fitojmë.
Hyrja në zgjedhje është fundi i kauzës sonë revolucionare dhe shkatërrim i lidershipit të Lulit.
Jozefina e bën këtë, se ajo ka pasur plane të errëta kundër PD e Doktorit, qysh kur ishte kryeparlamentare.
Siç e tha dhe Dega e Shkodrës, ajo na paska dhënë garanci tek Doktori, se Valdrini është i pastër dhe ne e bëmë drejtor.
Por ama nuk e tradhtuam si Rama.
E bëmë dhe e mbajtëm. Ajo tani e ka bërë këtë skemë që përmes Valdrinit të na detyrojë të futemi në garë në Shkodër.
Kemi shumë dyshime se ajo ja ka dhënë Valdrinin, Ramës, pikërisht për të bërë këtë krizë dhe për të na vënë ne para vështirësive të reja pas 30 qershorit.
Ky është një kurth i rrezikshëm, që duhet ta shmangim.
Problemi ynë tani nuk është si të shmangim Valdrinin, por si të shmangim Jozefinën.
Unë propozoj një lëvizje të re, “Jozi ik”.
Duhet nisur sa më parë. Mos prisni ta bëjë Doktori.
Duhet ta bëjmë ne të parët.
I juaji, Jari!”