Nje dite pas arrestimit ne Kosove e me tej debimit ne Serbi, drejtorii i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuric ka dale para mediave se bashku me Vucic.
Ai eshte është pritur nga përfaqësuesit serb me ngrohtësi, ku nuk kane munguar perqafimet.
Kamerat nuk kane lene pa fiksuar duart e tij te mbeshtjella me fasho, pasi ai vete deklaroi se gjte arrestimit eshte dhunuar keq. Madje, edhe është dërguar në spital për arsye të gjendjes shëndetësore.
Ne nje deklarate per mediat ai ka thene se e kane rrahuar si qen. “Banda e papërmbajtshme terrorist me zvbarriti pertoke, me terhoqi zvarre si nje qen. Por ata nuk me turperuan, as mua dhe as popullin serb!”- tha ai, raporton Kurir.
Dekarata u be pas takimit me Vucic dhe perfaqesuesit e Listes Serbe, pas te ciles do te u dol me vendimin se dalin nga qeveria e Kosoves.
“Unë jam krenar per reagimin e qytetareve te mi. Nderkohe qe ata lëshuan terroristet, më hodhen ne toke si qen, duke menduar se mund te me fyenin mua dhe popullin serb. Une jam krenar per serbet, qe as kane ndalur e as do te ndalin luften per te drejtat e tyre” -tha ai.