Nadia Toffa, një imazh i njohur televiziv në Itali, por edhe në Shqipëri për shkak të emisionii Le Iene është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.
Redaksia e Le Iene-s, i ka dedikuar koleges një postim të ndjerë në Facebook:
“Luftove me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet, duke shpalosur tërë forcën tënde, deri në fund, deri sot.”
Pas një sëmundjeje që e preku dhjetorin e 2017-s, Toffa iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, e më pas edhe kimioterapisë dhe radioterapisë. Dukej sikur gjithçka kish’ përfunduar, por pas një tjetër kontrolli, kanceri ishte rikthyer.
Që atëherë, ajo filloi betejën kundër tumorit, me cikle të gjata kurimi. Siç tregojnë vetë kolegët e saj, askush nuk mund ta ndalonte dhe as t’i hiqte buzëqeshjen…
“Ndoshta dikush mund të mendojë se t’i humbe, por kush ka jetuar si ty, nuk mund të humbasë kurrë” – shkruajnë kolegët e Le Iene.