Gjatë tre ditëve të fundit, Voltana Ademi është parë mjaft aktive në inaugurimin e rrugëve dhe rikonstruksionin e shkollave në disa zona të Shkodrës, duke nënkuptuar se synon të vijojë punën deri në organizimin e zgjedhjeve të reja vendore dhe të mos pranojë të lëshojë postin.
Aktivitetet e saj në 3 ditët e fundit:
Nisja e punimeve në rrugën “Loro Nodaj”; investim me vlerë 11,5 milion lekë të reja në Njësinë Administrative Guri i Zi;
Koncert për qytetarët e Shkodrës në Sheshin “Nënë Tereza”;
Nisja e punimeve për lotin e dytë të sistemim- asfaltim i rrugës Oblikë Qendër- Lagjja e Re në Njësinë AdministrativeAna e Malit. Investim me vlerë 4,5 milion lekë të reja.
Rikonstruksion i kopshtit të Oblikësës, investim 2.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër;
Në Partinë Socialiste përflitet se Pjetri do ta marrë detyrën më datë 21 gusht, duke u konstituuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” ose në prefekturën e qytetit.