Opozita shqiptare nuk ka hequr dorë nga privilegjet parlamentare edhe pas dorëzimit të mandateve të përfaqësimit në Kuvend. Deputetë të Partisë Demokratike, por sidomos të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pranuar dhe përfituar dieta, para për shpenzime për karburant dhe telefon edhe pasi braktisën Kuvendin dhe firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit, në kuadër të aksionit politik për të rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në 20 shkurt të këtij viti, deputetët e PD-LSI, me përjashtim të Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit dhe Lefter Kokës, firmosën nga një deklaratë për ‘djegien’ e mandateve, ndërkohë që kishin nisur bojkotin e Kuvendit. Në datën 4 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi zëvendësimin e deputetëve të PD-LSI me kandidatët për deputetë në listën shumemërore për zgjedhjet parlamentare të 2019. megjithatë, sipas një dokumenti të Kuvendit për përfitimet e deputetëve, i siguruar nga Shqiptarja.com, gjatë muajt mars të këtij viti, 19 ish-deputetë të opozitës kanë përfituar dieta nga buxheti i Kuvendit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përfituar 37,625 lekë dieta në muajt mars 2019. Ndërkaq, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, 43,266 lekë ose rreth 400 USD dieta.
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i zgjedhur deputet në listat e Partisë Demokratike, rezulton se ka përfituar 4,000 lekë për shpenzime për karburant si dhe 1,700 lekë për shpenzime për telefon në muajin mas 2019. Ndërkaq, ish-deputetët e LSI, Agron Çela dhe Vangjel Tavo, në muajin mars të këtij vitit, rezultojnë se kanë përfituar nga 75,250 lekë dieta. Deputetët Myslim Murriz, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari, të cilët nuk iu bindën partive të tyre për ‘djegien’ e mandateve, kanë përfituar të njëjtat privilegje mujore si deputetët e Partisë Socialiste.
Përfitimet e çuditshme gjatë bojkotit
Përpos dietave, mbulimit të shpenzimeve për karburant dhe telefon, çuditërisht, disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, kanë përfituar edhe pagesa për qira si dhe për fjetje në hotel. Gjatë muajit shkurt të këtij viti, periudhë gjatë të cilës Partia Demokratike kishte braktisur jetën parlamentare për llogaritë e saj politike, duke nisur aksionin politik, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka përfituar 3 mijë lekë në formë rimbursimi për fjetje në hotel. Ndërsa, ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, gjatë muaji shkurt, ka përfituar 7 500 lekë për pasaportë diplomatike. Po gjatë kësaj periudhe, Nard Noka ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës.
Ish-deputetët që përfituan dieta në muajin mars 2019
Monika Kryemadhi, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Petrit Vasili, LSI, 43,266 lekë dieta në muajin mas 2019.
Agron Çela, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.
Kejdi Mehmetaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Luan Rama, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Nard Ndoka, PD, 4,000 lekë shpenzime për karburant, 1,700 lekë për telefon në muajin mas 2019.
Dhurata Çupi, PD, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Vangjel Tavo, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.
Përparim Spahiu, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Edmond Haxhinasto, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Endrit Brahimllari, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Floida Kërpaçi , LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Nasip Naço, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Nora Malaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Sezai Rrokaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Viktor Tushaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Klajda Gjoshaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Edmond Panariti, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Silva Caka, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Përfituesit në muajin shkurt
Tritan Shehu, PD, 3 mijë lekë për fjetje në hotel, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Nora Malaj, LSI, 7 500 lekë për pasaportë diplomatike, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Nard Noka, PDK, 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Nadire Meçorapaj, PD, 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Valentina Duka, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Romeo Gurakuqi PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Lorenc Luka, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Luan Baçi, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Grida Shqima, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Fatbardha Kadiu, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Ervin Salianji, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Vangjel Dule, PBDNJ, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.
Disa përfitime të deputetëve
-Paga e bazë 150 000 lekë në muaj.
-Shpërblim me 2 000 lekë çdo për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të.
-Deputeti përfiton çdo muaj 35 000 lekë për karburant.
-Deputeti merr çdo muaj 17 000 lekë për shpenzime telefoni.
-Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj. -Deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj. Ata përfitojnë deri në 150 000 lekë dieta në muaj, gati sa paga e tyre.
-Deputeti përfiton për çdo shërbim 3 000 lekë për çdo natë, për rimbursim të faturës së hotelit, ose 36 000 lekë në muaj për 12 ditë.
-Deputetët që banojnë në rrethe, përfitojnë pagesa për qira mujore me vlerën e tregut.
-Për sëmundjet gjatë ushtrimit të detyrës, deputeti dërgohet për kurim jashtë shtetit.
-Deputetit i njihet e drejta e lejes vjetore të zakonshme jo me pak së 30 ditë.
-Deputetit dhe bashkëshortes së tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.
-Gjatë mandatit 4-vjeçar mund të fusin vetëm një herë sende apo mallra në doganë, pa paguar detyrimet doganore.
-Deputetit i sigurohet mbrojtje e veçantë nga organet e Ministrisë së Rendit Publik, i ruhet banesa dhe i sigurohet shoqërimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur ai i kërkon këto.
-Deputeti nuk i nënshtrohet kontrollit doganor.
-Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.