osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Brukseli zbardh prapaskenat: Angazhohen 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK…nuk do të lejohen pazare me reformën

Brukseli zbardh prapaskenat: Angazhohen 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK…nuk do të lejohen pazare me reformën

Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë dje se nuk do të lejojnë asnjë pazar në kurriz të reformës në drejtësi. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur ditën e djeshme intervistën me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Gjatë fjalës së saj, shefja e ONM teksa vlerësoi reformën në drejtësi, zbardhi edhe prapaskenat mbi mënyrën se si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri dhe se si do të funksionojnë organet e reja të drejtësisë që do të luftojnë këtë fenomen.

Sipas saj, do të angazhohen plot 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK dhe goditjen e korrupsionit. “Në këtë fazë, ne nuk konsiderojmë se vendosja e një misioni tjetër të ngjashëm me ONM-në është e nevojshme, por mbështetja e BE-së për reformën gjyqësore do të vazhdojë, me të gjitha instrumentet në dispozicionin tonë. Për shembull, misioni ynë EURALIUS ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet evropiane, duke siguruar një mbështetje dhe ekspertizë të vlefshme teknike. Misioni ynë PAMECA është mbështetja e agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimeve të rënda dhe korrupsionit. Këto misione të asistencës së BE-së janë duke punuar ngushtë me agjencitë tona ligjore të BE-së: Eurojust, Frontex, Europol, Cepol për të zhvilluar kapacitetet e autoriteteve shqiptare në përputhje me praktikën më të mirë evropiane”, deklaroi ajo.

Asnjë pazar me reformën në drejtësi

Por shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera kishte edhe një mesazh për të gjithë “armiqtë” e reformës në drejtësi. Duke folur për “Zërin e Amerikës”, shefja e ONM u shpreh e bindur se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur, ndërsa theksoi se Brukseli nuk do të lejojë asnjë Pazar në kurriz të reformës në drejtësi për të minuar procesin. “Në këto periudha të rëndësishme për vendin, Bashkimi Europian pret që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përkushtim të plotë dhe të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog pa vonesa të mëtejshme. Kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer ngërçin politik aktual. Nuk duhet të ketë asnjë kompromis që dëmton vendosjen e shtetit të fortë ligjor në Shqipëri. Kjo do të jetë thelbësore për të përcaktuar mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së në procesin e zgjerimit”, u shpreh ajo.

BE 42 milionë euro për reformën

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi më tej se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe organet e reja të dala prej saj, sikundër janë SPAK, BKH, KLGJ dhe KLP. Në këtë kontekst, Calavera, e cila është edhe shefja e ONM zbuloi se deri më tani Brukseli ka dhënë plot 42 milionë euro për reformën, ndërsa dha garanci se mbështetja e BE për Shqipërinë e sidomos reformën në drejtësi do të jetë akoma edhe më e madhe, në mënyrë që edhe Shqipëria të bëhet më në fundi si vendet e tjera të Bashkimit Europian. “Ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”, nënvizoi shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera./ Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/