Rruga deri në anëtarësim në BE është një rrugë e gjatë. Dyshoj se do të jem aty, kur të firmoset anëtarësimi. Do ta ëndërroja një gjë të tillë por dyshoj se do të jem aty pikësëpari”.
Kryeministri Edi Rama nga vila qeveritare në Dhërmi ku po kalon pushimet duke folur me gazetarin e Euronews Jack Parrock, iu përgjigj një pyetje të tij sesi do të ndihej kryeministri shqiptar si njeriu më I pushtetshëm në Shqipëri kur të firmosej anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Rama deklaroi për gazetarin se ky do të jetë proces i gjatë.
”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, tha kryeministri Rama.