osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si do pastrohet politika: SPAK nuk pret Lulin “kryeministër”, e nis me 9 dosje të bujshme! Të rrezikuar vetë Lulzimi, Meta, dhe me radhë Berisha, Llalla….

Ja si do pastrohet politika: SPAK nuk pret Lulin  “kryeministër”, e nis me 9 dosje të bujshme! Të rrezikuar vetë Lulzimi, Meta, dhe me radhë Berisha, Llalla….

Vjeshta pritet të sjellë tërmet në politikën shqiptare. Edhe pse është sulmuar dhe anatemuar për plot 3 vite, reforma në drejtësi duket se nuk do të ketë më asnjë pengesë për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. 10 kandidatë për Prokurorinë Speciale e kanë kaluar vetingun dhe vetëm 2 prej tyre janë ankimuar. 5 të tjerë do dalin në seanca dëgjimore në javët e para të shtatorit dhe në tetor Prokurori e Posaçme Antikorrupsion do të jetë gati.

Por si do funksionojë kjo prokurori? Nga do të nisë puna e saj? Kush janë më të rrezikuarit? Sigurisht që objekt i punës së SPAK do jenë bosët e krimit dhe të korruptuarit. SPAK do ketë kompetencat që kanë sot Krimet e Rënda. Por më të rrezikuar padyshim janë ata që kanë çështje të hapura. Në nenin 57, pika 5 e ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e përcaktuar e zeza mbi të bardhë se në momentin që do të ngrihet Prokuroria e Posaçme, apo Speciale, të gjitha dosjet ndaj pushtetarëve do dorëzohen aty. Ndërsa në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kushtetutë janë përcaktuar kompetencat e SPAK dhe çdo dosje ndaj deputetëve, ish-deputetëve, ministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve, ish-kryebashkiakëve, kryeministrave apo ish-kryeministrave kalon te Prokuroria Speciale pavarësisht se ku po hetohet.

Emrat që rrezikojnë

Nga ngritja e SPAK janë të rrezikuar padyshim të gjithë politikanët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Por mes tyre ka dhe nga ata që do u vijë radha më shpejt. Gazeta po tregon 9 dosjet që do kalojnë të parat te SPAK. Mes tyre ka emra mjaft të njohur. I pari është kryeprokurori Adriatik Llalla. Ai po hetohet nga Krimet e Rënda për 4 vepra penale dhe afatet hetimore. Sapo SPAK të ngrihet, dosja e tij do kalojë menjëherë aty. Diçka e tillë u paralajmërua dhe nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi. Një tjetër emër është kreu demokrat, Lulzim Basha. Ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për lobimet në SHBA. Basha së fundmi u mor i pandehur për pastrim parash dhe për mosdeklarim të shpenzimeve në fushatë. I rrezikuar është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra. Një dosje që ka mbetur e hapur nga prokuroria është ajo e CEZ. Në prokurori ka një padi nga Kuvendi dhe një nga juristi Romeo Kara ndaj rreth 21 zyrtarëve. Edhe kjo dosje kalon te SPAK. I rrezikuar është dhe presidenti Ilir Meta. Ndaj tij ka një padi te Krimet e Rënda për aferën CEZ-DIA të dorëzuar po nga Romeo Kara. Sipas ligjit të luftës antikorrupsion, pas dosjeve të prokurorisë, do ketë transferim dhe të çështjeve që janë te Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo do të thotë se nga zyrtarët rrezikon ish-ministri Saimir Tahiri. Po ashtu ka dhe disa çështje të tjera si ajo “Babale”, Toyota Yaris”, etj. Për këtë të fundit u mor në pyetje dhe vetë Basha nga prokurorët belgë.

Rruga

Sipas statistikave të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nën hetim dhe në gjykim janë dhjetra dosje me rreth 700 emra, kryesisht nga radhët e krimit. 30 çështje janë në gjykatë me 200 të pandehur, ndërsa rreth 400 emra janë momentalisht në hetim nga prokuroria. Të gjitha këto dosje do i marrë në dorë SPAK. Përveç kësaj, ajo që do fundosë të korruptuarit është një udhëzim i Arta Markut. Në fund të vitit që lamë pas kryeprokurorja kërkoi që të ngrihet te Krimet e Rënda një njësi që do të hetojë në aspektin pasuror të gjithë emrat që janë hetuar ndër vite. Pra, të gjitha dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë grumbulluar te Krimet e Rënda dhe SPAK do e ketë të lehtë t’i rihapë./ Kliti Topalli