osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fillojnë tratativat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: Rrezikohet shtyrja e shkarkimit të presidentit

Fillojnë tratativat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: Rrezikohet shtyrja e shkarkimit të presidentit

Shkarkimi i Ilir Metës nga detyra e presidenti mund të mos jetë një proces aq i lehtë saç dukej. Përveç se do të pritet vendimi i Komisionit të Venecias, një tjetër problem është Gjykata Kushtetuese. Ditën e djeshme KED nisi intervistat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, duke përcaktuar dhe kalendarin për emrat e tjerë në ditët në vijim. I pari që u intervistua ishte Besnik Muçi, i cili kandidon dhe për prokuror në SPAK.

Ndërkohë që ndaj tij ka një ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi për Komisionerin Publik konfirmimi i tij në detyrë nga vetingu ka pikëpyetje. Por KED ka vendosur që për emrat e tjerë intervistat të vijojnë në datë 9 dhe më konkretisht përpara anëtarëve do të dalin: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, kjo e fundit pretendente edhe për postin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Por problemi është se KED do vendosë për plotësimin e 5 vakancave në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që kjo gjykatë ka 9 anëtarë. Sipas ligjit, 3 zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Duke qenë se kjo e fundit ka vetëm një anëtar, ende nuk është vendosur për propozimet e saj. Ligji përcakton qartë se KED bën listimin e kandidatëve dhe më pas Presidenti apo Kuvendi zgjedhin mes 3 të parëve. Duke qenë se kemi 6 emra për 5 vende vakante, situata është mjaft e komplikuar. Tani duket se e ka Presidenti Meta të vendosë nëse do pranojë të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, apo do kërkojë pazare. Situata është e tillë: Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo.

Pazaret

Të gjitha këto rreziqe që po i kanosen Kushtetueses kanë ngritur dyshimet se po shkohet drejt pazareve. Besnik Muçi rrezikon shkarkimin në Apel, ndërkohë që Kuvendi mund të mbesë pa kandidat nëse nuk negocion me Metën. Nëse Meta vepron ndryshe, atëherë Kushtetuesja mbetet me 5 anëtarë. Shkarkimi i Metës do 5 vota dhe është shumë e vështirë që të gjithë të dalin me një mendje. Ndërkohë, me gjasë KED pasi të mbyllë procesin për të gjithë kandidatët mund të kërkojë të rihapet gara për vendin e lënë nga Fatos Lulo në Kushtetuese, duke qenë se u s’kualifikuan të gjithë kandidatët. Gjykata Kushtetuese është kthyer në mollë sherri për politikën shqiptare. Mazhoranca dhe ndërkombëtarët e cilësojnë si shembull të vetingut, i cili nuk toleroi të korruptuarit. Por për presidentin dhe opozitën, boshatisja e Kushtetueses ishte e qëllimshme nga qeveria. Por mungesa e Kushtetueses u përdor nga presidenti dhe për manovrat e 30 qershorit, duke nxjerrë një dekret të ri për datën e zgjedhjeve. Tani që të ngrihet në kohë Kushtetuesja, duhet që të ketë pazare mes Metës dhe mazhorancës.

Gara për inspektoratin

KED ka vendosur që të vijojë intervistat dhe me kandidatët për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Në garë janë: Marsida Xhaferllari, Artur Metani, Artur Malaj dhe Eris Hysi. Ditët e fundit flitej se mund të rihapej gara për këtë post, por KED ka vendosur të vijojë me pikëzimet dhe të dërgojë listën te Kuvendi. Edhe në këtë rast duhet të ketë një koordinim, pasi nëse Xhaferllari zgjidhet si Inspektore, atëherë do krijojë vakancë te Kushtetuesja. Pra duket qartë se kemi një situatë kaotike për Kushtetuesen dhe kjo mund të rrezikojë shkarkimin e presidentit./ Kliti Topalli