Aksioni anti-informalitet nuk kursen asnjë biznes. Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme është gjobitur një prej restoranteve më të famshme në kryeqytet ‘Markata e Peshkut’. Teksa ka postuar një foto me pronarin e këtij restoranti, Ylli Hidri, Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me kuponat, duke cituar edhe një shprehje angleze që thotë ” Dy gjëra janë të vdekura në demokraci, vdekja dhe taksat”.
“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat, Ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, tha Rama.
Postimi i plotë i Ramës
Por vetë Ylli Hidri duket se e ka marrë me sportivitet këtë fakt. Teksa i është përgjigjur kreut të qeverisë në një koment, ai është shprehur se me reformat e reja është bërë akoma edhe më i fortë. Pas komentit të Hidrit, Rama e ka falenderuar për reagimin e tij të mëhershëm duke ndarë miqësinë nga llogaria.
“Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj
Miqësia miqësi, po llogaria llogari”- ka shkruar Kryeministri.