osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kamza nuk është Hong Kongu

Kamza nuk është Hong Kongu

Nga Mentor Kikia

Besoj e keni ndjekur çpo ndodh në Hong Kong? Qyteti, ish koloni dhe demokraci britanike, është në luftë me qeverinë e Pekinit, pasi qytetarët kërkojnë të ruajnë standardet e demokracisë britanike, por Pekini do ta kinezërojë sa më shpejt.

Në Tiranë, Partia Demokratike reagoi e alarmuar sot se qeveria do të pushtojë Kamzën dhe të vendosë sa më parë dikaturën edhe aty, pasi prefektja ka kërkuar konstituimin e këshillit bashkiak nesër dhe jo në datën 14 siç ishte paralajmëruar.

Unë nuk jam mbështetës i PD-së, as i PS-së, por jam opozitar i përhershëm, me çdo qeveri. Por kjo lufta e PD-së për të penguar kryetarët e rinj të marrin zyrat, aty ku bashkinë e ka patur PD-ja, më duket lufta më e pakuptimtë.

Pasi nuk u pengua dot mbajtja e zgjedhjeve, apo votimeve në 30 qershor, si do mund të pretendosh të mos dorëzosh çelësin e derës tani?

Si është e mundur të bëhet opozitë duke zënë derën e bashkisë së Kamzës apo Devollit?

Ja e zëmë se Kamza do të rezistojë dhe z.Mziu nuk do ta dorëzojë zyrën, çfarë fitoi kauza e opozitës? Si është e mundur që gjithë ajo kryengritje qytetare të përfundojë në luftë për zyrën e bashkisë së Kamzës?

Në 30 qershor nuk pati zgjedhje, por ai proces nuk rrëzohet duke mos dorëzuar çelësin e zyrës së bashkisë.

Ai reagim i madh qytetar prodhoi frymëzim dhe unë jam një ndër ata që ende besojne që aksioni opozitar ta detyrojë qeverinë për të pranuar një sërë reformash të thella, duke filluar nga përmbysja e sistemit zgjedhor.

Por, nëse në vend të platformave konkrete reformuese, do të bëhen sherre tek dera e zyrës së Xhelal Mziut, atëherë ajo lëvizje mund të përfundojë në një lëvizje Haxhiqamilse.