osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

Nga Mero Baze

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbëngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për t’u përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për t’u dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit faktin se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikojë ai bilancin e shkatërrimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gusht gënjeshtra se nuk do të dorëzojë bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulzim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do t’i duhet të përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari, do t’i duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila ekziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë dy herë.

Së dyti, do t’i duhet të pranojë Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbëngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëjë sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vetë, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëjë. Sepse, ndërsa të gjithë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj t’i kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë: kur do ikësh?!