osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Non grata” çdo zyrtar i dyshuar si i përfshirë në afera! DASH shkund politikën shqiptare: Të gjithë ta kuptojnë se nuk ndalojmë në luftën ndaj korrupsionit!

“Non grata” çdo zyrtar i dyshuar si i përfshirë në afera! DASH shkund politikën shqiptare: Të gjithë ta kuptojnë se nuk ndalojmë në luftën ndaj korrupsionit!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shkundur dje nga themelet politikën shqiptare. Pas Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, i padëshiruar është shpallur dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Por përveç tij, amerikanët kanë dërguar një mesazh dhe për të gjithë pushtetarët e tjerë të korruptuar. Gazeta ju drejtua me një e-mail Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e pyetur mbi vendimin e marrë ndaj Dakos, por dhe sa të rrezikuar janë pushtetarët e tjerë.

DASH ju përgjigj interesit tonë, duke treguar qartë se për SHBA korrupsioni është i patolerueshëm. DASH është shprehur se shpallja e zotit Dako i padëshiruar, është një mesazh shumë i qartë se SHBA e ka marrë seriozisht luftën ndaj korrupsionit. Sipas tyre, bllokimi i vizave është një nga mënyrat se si po luftohet ky fenomen. “Korrupsioni shkakton kosto serioze në ekonomi, në shoqëri dhe në sigurinë e një vendi. Ai mund të lehtësojë krimin e organizuar dhe thyen besimin e publikut në rendin ligjor e qeverisje. Sipas rrethanave specifike të këtij rasti, ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria shqiptare dhe populli shqiptar të dinë se SHBA e merr seriozisht korrupsionin, duke përfshirë dhe implikimin e zotit Dako në aktet korruptive. Kjo tregon një nga mjetet e shumta që SHBA përdor për të trajtuar globalisht korrupsionin”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Zyrtarët e rrezikuar

Gazeta pyeti përfaqësuesit e DASH nëse rrezikohen dhe pushtetarë të tjerë. Në përgjigje ata e kanë bërë të qartë procedurën që ndiqet në këto raste, duke treguar se kurdo që Sekretari i Shtetit merr informacione se dikush është i përfshirë në afera korrupsioni dhe përbën kërcënim, atëherë ai shallet i padëshiruar. “Kur Sekretari i Shtetit merr informacione të besueshme se një zyrtar i një qeverie të huaj përfshihet në korrupsion madhor apo shkelje madhore të të drejtave të njeriut, ai përcakton individin dhe anëtarët e familjes së tij, sipas Seksionit 7031(c). Sekretari mund ta bëjë këtë privatisht ose publikisht. Departamenti i Shtetit konsulton në mënyrë aktive rastet dhe e aplikon këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave, disa raste të tilla bëhen publikisht dhe disa mbahen private”, thuhet në përgjigjen e DASH. Kjo tregon pra se për amerikanët kushdo që është i zhytur në afera të mëdha korrupsioni do hyjë në listën e zezë. Por çfarë përcaktohet në Seksionin 7031/c? Ky përcaktim është në ligjin e buxhetit dhe aty legjitimohet e drejta për të shpallur “non grata” nga Sekretari i shtetit. “Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në ligj.

Rasti i Dakos

Sa i takon çështjes së Dakos, amerikanët janë shprehur se kanë informacione se ai ka kryer afera të mëdha korrupsioni. “Departamenti ka informacione të besueshme se Dako është përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i Durrësit. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall i tillë publikisht në 14 shkurt 2018. Ai ishte individi i parë i klasifikuar sipas seksionit ligjor 7031(c). Deputeti shqiptar Tom Doshi u klasifikua si tillë 16 prill, 2018”, thuhet më tej në reagimin e DASH. Edhe më herët përfaqësues të ambasadës së SHBA e kanë theksuar se do ketë bllokime vizash për të korruptuarit dhe me reagimin e djeshëm, DASH tregoi po ashtu se ngritja e SPAK dhe reforma në drejtësi do shkaktojnë vuajtje për shumë pushtetarë.

Kliti Topalli