osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-PS fundosin Metën për 13 tetorin, presidenti në panik nga shkarkimi dhe shkrirja e partisë, sulmon Bashën dhe i kërkon ndihmë Berishës

PD-PS fundosin Metën për 13 tetorin, presidenti në panik nga shkarkimi dhe shkrirja e partisë, sulmon Bashën dhe i kërkon ndihmë Berishës

Lufta politike mes qeverisë dhe Presidencës duket se vijon të jetë e nxehtë. Presidenti Ilir Meta doli menjëherë dje në një konferencë shtypi, pas asaj të mbajtur nga kryeministri Edi Rama, duke mos kursyer sulmet dhe akuzat. Mirëpo këtë herë kritikat nuk ishin vetëm për shefin e qeverisë, por edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit ka urdhëruar demokratët që të distancohen nga kreu i shtetit, sa i takon çështjes së filantropit Xhorxh Soros, gjë që nuk është kapërdirë dot nga Meta. I pyetur gjatë konferencës për qarkoren që Basha iu ka dërguar vartësve të vet, presidenti nuk e ka përmendur emrin e Sorosit, por ka folur për bileta avioni, duke i çuar një mesazh të koduar kryedemokratit Basha. Meta deklaroi se qarkorja në fjalë është një çështje e brendshme e PD-së, ndërsa theksoi se nuk ndërhyn në debate e brendshme të partisë së drejtuar nga Basha. “Unë nuk ndërhyj në asnjë debat të brendshëm të asnjë force politike. Nuk kam asnjë detyrim ndaj këtij emri që ju përmendni dhe fondacioneve dhe perandorive të tij. Nuk kam përfituar asgjë, asnjë biletë avioni që të kem ndonjë brerje ndërgjegje. Do mbroj sovranitetin e vendit tim”, deklaroi ai.

Braktisja e 13 tetorit nga Basha

Një tjetër mesazh që Presidenti Ilir Meta i dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte dhe ai për zhvillimin e zgjedhjeve në13 tetor, për të cilin kryedemokrati duket se është distancuar. Në këtë kontekst, Presidenti Meta theksoi se ata që nuk e njohin si datë le t’i shohin zgjedhjet si spektatorë. “Jam 1000% i bindur që zgjedhje të ligjshme janë ato të 13 tetorit, kush ka dëshirë të regjistrohet, kush ka dëshirë të mos regjistrohet, të dalë me spektatorët. Edhe opozita ta ketë të qartë që nuk mund të rrijë larg nga problemet dhe të mjaftohet vetëm me denoncimet. Ne zgjedhje daneze nuk mund të presim. Kam qenë i hapur edhe Presidenti të votohet në 13 tetor dhe unë respektoj votën e qytetarëve shqiptarë, nuk kam asnjë shqetësim apo hezitim. Unë edhe deri në 12 tetor do ua përsëris këtë gjë të gjithëve, pasi data është në fuqi”, u shpreh ai. Por braktisja e 13 tetorit nga ana e Bashës, ka alarmuar tej mase Metën. Kjo pasi përveç PD edhe PS nuk e njeh 13 tetorin, ç’ka dëshmon se këto dy parti jo vetëm që po i bëjnë “puç” Metës, por kanë edhe një marrëveshje të heshtur mes njëra-tjetrës. Pra, me këtë lëvizje të PD dhe PS tregohet qartë se në prapavijë po gatuhet fundi i Metës dhe LSI. Kështu që, Meta është hedhur në sulm, pasi është në panik nga shkarkimi dhe shkrirja e partisë së tij.

Kërkon ndihmën e Berishës

Por në konferencën për shtyp Presidenti Meta shfaqi hapur edhe marrëdhënien e ngushtë që ai ka me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit u duk se i kërkoi ndihmë për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Berisha është distancuar kohët e fundit nga Meta dhe këtij të fundit i ka mbetur vetëm LSI-ja. Por megjithatë, teksa iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili, gjatë konferencës i kujtoi presidentit klinikën, Meta deklaroi se gëzon shëndet të plot dhe se nëse do ketë nevojë shkon tek doktori. “E falënderoj për solidaritetin, por po të kem probleme shëndetësore shkoj te doktori, unë nevojë për piktura nuk kam, se kam shumë, por ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoj prej tij. Sa i takon parametrave janë në përmirësim. Jam gati për majën e Korabit, nëse ka dëshirë, të na bashkëngjitet”, tha ai.

Meta nuk tërhiqet nga tërmeti

Presidenti Meta në konferencën e djeshme u ndal edhe tek çështje e tërmetit. Edhe pse shumë persona po tallen me alarmin që Meta dha se Shqipëria rrezikohet nga tërmete apokaliptike, dje ai këmbënguli se lajmi është i vërtet dhe sipas tij, duhet të merret seriozisht. “Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas mediave nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini sa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore”, nënvizoi Meta.

Rigels Seliman