osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulëzim Caka u lirua nga qelia para afatit: Arrestohet drejtori i burgut dhe shpallet në kërkim Caka

Lulëzim Caka u lirua nga qelia para afatit: Arrestohet drejtori i burgut dhe shpallet në kërkim Caka

Pa kaluar 24 orë nga lirimi i Lulëzim Cakës, i njohur si “tmerri” i Beratit, Ministria e Drejtësisë pas një hetimi të brendshëm ka zbuluar një skandal. 57-vjeçari është liruar 4 muaj e 22 ditë para se t’i përfundonte dënimi. Fillimisht media e raportoi lajmin se Cakës i kishte mbaruar dënimi, por ministria nisi hetimet dhe ngriti një grup pune, i cili zbuloi skandalin për lirimin e Cakës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e tre personave.

Menjëherë pas zbulimit të këtij skandali u bë i mundur arrestimi i drejtorit të burgut të Lushnjës dhe kartelistit të këtij institucioni. Në pranga përfundoi drejtori i burgut Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino, me detyrë kartelist. Ndaj tyre rëndojnë akuzuat për “Shpërdorimin detyre” dhe“Falsifikim të dokumenteve”. Ndërkohë që Lulzim Caka është shpallur në kërkim për ta rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Në një konferencë të posaçme për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mëngjesin e djeshëm bëri me dije se ka qenë ajo që ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi dhe kartelisti Llazar Mino pas lirimit të të tmerrshmit Lulzim Caka nga burgu. Sipas Gjonajt, arrestimi i tyre vjen pas një hetimi të posaçëm, nga i cili rezultoi se Lulzim Caka, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Pëllumb Eminit, si dhe për tentativën për vrasje të Gani Malushit dhe Ilir Ngresit, është liruar para kohe nga burgu. Gjithashtu Gjonaj tha se ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

Kush është Lul Caka

Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët. Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri. Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri.

Vrasja e të ëmës

Në vitin 1999, i dënuari Lulzim Caka është arrestuar dhe qëndronte në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Fier. Më 1 korrik të këtij viti, ka ardhur në Fier nëna e Lulzim Cakës, Xhevrije Caka, për të takuar të birin, bashkë me dhëndrin e saj. Paraditen e kësaj date, pranë Komisariatit të Policisë Fier po lëviznin me një autoveturë tip ‘Benz’ të pandehurit Artan Yzeiri dhe Bledar Yzeiri e disa persona të tjerë të dyshuar. Në momentin që e ndjera Xhevrije Caka është afruar pranë Komisariatit, për të takuar djalin e saj, është afruar aty dhe automjeti i të pandehurve. Më pas, Artan e Bledar Yzeiri, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë rrëmbyer të ndjerën Xhevrije Caka dhe e kanë futur me forcë në automjetin e tyre, më pas 56-vjeçarja u gjet e masakruar në Seman. Për këtë ngjarje, policia në atë kohë arrestoi Fatmir Eminin (Milja), i cili më pas u lirua për mungesë provash. Policia dyshoi për Milen, sepse Lul Caka në qershor të vitit 1998 i kishte vrarë atij vëllain, Lulzim Eminin dhe mësohej se këtë e ka bërë për hakmarrje. Por vrasjen e së ëmës, Luli do ta paguante me gjakun e dy prej atentatorëve të saj. Të dielën e 17 qershorit, rreth orës 18:00, ai së bashku me dy persona të tjerë vret në vendin e quajtur ‘Ura e Hoxharës’ pranë bregdetit, në derdhjen e lumit Seman, Alket Hamitin 26 vjeç, nga fshati Fermë-Çlirim dhe Dashamir Jahon, 28 vjeç, nga fshati Savër me banim në Tiranë, teksa këta dy të fundit ishin duke shkuar me skaf në Itali. Para kësaj vrasjeje, ai kreu dhe një tjetër krim në Fier, duke u hakmarrë mbi tre viktimat e fundit për vrasjen barbare të së ëmës.

Elvis Myrta