osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Altin Dumani i pastër, projektohet si kryeprokuror i SPAK: Shkon në 10 numri i anëtarëve! Asnjë pengesë për luftën antikorrupsion,

Altin Dumani i pastër, projektohet si kryeprokuror i SPAK: Shkon në 10 numri i anëtarëve! Asnjë pengesë për luftën antikorrupsion,

Asgjë nuk mund ta pengojë më ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme po bëhen gati njëri pas tjetrit që të shfarosin korrupsionin në nivel zyrtarësh. Deri tani janë 9 kandidatë për SPAK që janë kualifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe kanë kaluar me sukses edhe sfidën e vetingut. Këtij grupi pritet t’i bashkohet sot kryetari i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Altin Dumani.

Ai u përball dje me trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha llogari për pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin e figurës. Por për të komisionerët e vetingut nuk kishin gjetur asnjë problem për asnjë nga 3 kriteret e vlerësimit. Sa i takon pasurisë, trupa gjykuese relatoi se Dumani zotëron një apartament pranë kompleksit sportiv “Dinamo”, porositur nga bashkëshortët Dumani në vitin 2006 në vlerën e 50 mijë eurove. Në deklaratën “Veting” kryeprokurori ka deklaruar kursime në vlerën 9 mijë euro për blerjen e këtij apartamenti dhe një kredi të marrë në 2006. Sipas KPK, Dumani ka lidhur kontratë porosie në vitin 2006 në vlerën 50 mijë euro, ndërsa kësti i parë i paguar ka qenë 9 mijë euro. Relatori tha se shoqëria ndërtuese ka deklaruar se është shlyer detyrimi i pagesës së apartamentit. Trupa gjykuese arriti në përfundimin se Dumani ka pasur burime të mjaftueshme financiare për krijimin e kësaj shume pasurie. Altin Dumanit nuk iu gjetën probleme as për një ambient zyre, një apartament tjetër në Kashar e blerjen e një makine. Parregullsi nuk janë gjetur as në deklarimin e likuiditeteve bankare. Lidhur me aspektin profesional,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte dorëzuar një raport pozitiv, ku specifikonte se për Dumanin nuk ka patur masa disiplinore apo të dhëna për përfshirjen e tij në veprimtari të dyshimta. Për kandidatin për SPAK ishin dorëzuar 4 denoncime, por komisionerët e vetingut nuk kishin gjetur problematika. Një vlerësim pozitiv Altin Dumani e mori edhe për integritetin e figurës, ku si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu edhe KPK nuk kishin gjetur kontakte të tijat me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Vendimi për të do të jepet sot, ndërsa pritet që të konfirmohet në detyrë.

Dumani projektohet si kryetar i SPAK

Detaji më interesant i seancës së djeshme për Altin Dumanin ishte vlerësimi që ky i fundit mori nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs. Në përfundim të relatimit, asnjë nga anëtarët e trupës gjykuese nuk patën pyetje për Dumanin, por as vetë Jacobs. Këtë gjë e vuri në dukje vetë përfaqësuesi i ONM. “Në 25 seancat që kam ndjekur me kandidatët e SPAK, është hera e parë që nuk kam pyetje. Kjo duhet të jetë dita juaj me fat”, i tha Jacobs prokurorit. Ky reagim tregon në një farë mënyre se Altin Dumani gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo që e përforcon më shumë këtë është fakti se disa vjet më parë prokurori ka marrë pjesë në projekte amerikane dhe madje ka drejtuar seksione të krijuara nga amerikanët. Duke marrë spunto nga kjo, në korridoret e drejtësisë flitet se Altin Dumani është projektuar për të qenë kryetar i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Një tjetër detaj interesant që mund të lidhet me këtë është fakti se Altin Dumani qëndron i pari në listën e hartuar nga KLP për kandidatët e SPAK me 15 prokurorë. Rastësi apo jo, ai është renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si anëtar potencial i SPAK, doli pa asnjë problem në përballjen e tij me vetingun si edhe ndërkombëtarët e vlerësojnë. Të gjitha këto detaje të çojnë në përfundimin se Dumani gëzon të gjitha cilësitë për të veshur kostumin e kryeprokurorit të SPAK e për të drejtuar luftën antikorrpsion, por çdo gjë mbetet për t’u parë. /Mimoza Ibra