osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pilotët shqiptare që prehen në varrezat e të huajve në varre të heshtur 20-vjeçarësh që s’pritën kurrë një vizitor

Pilotët shqiptare që prehen në varrezat e të huajve në varre të heshtur 20-vjeçarësh që s’pritën kurrë një vizitor

Nga lufta në luftë. Nga pushkët partizane, tek avionët luftarakë dhe artileritë kundërajore. Janë 6 pilotët shqiptarë të aviacionit ushtarak, të cilët humbën jetën në Bashkimin Sovjetik, jugosllavi e Kore e Jugut dhe trupat nuk iu kthyen kurrë në atdhe. Sot e kësaj dite, eshtrat e tyre prehen në “varrezat e të huajve”, në parcela varresh që kurrë nuk u vizituan nga të afërmitNga toka…prej ujit…drejt ajrit… 5/56; 5/57; 5/58…

Janë adresat e parcelave të varrezave ku prehen prej dhjetëra vitesh eshtrat e studentëve shqiptarë të aviacionit të lartë ushtarak në Rusinë e ftohtë e të largët. Varre të heshtur 20-vjeçarësh që s’pritën kurrë një vizitor, a qoftë edhe një lule.

Ishin rekrutë ëndërrimtarë që përgatiteshin nga qeveria shqiptare e asaj kohe për atë që në kokën e të gjithëve njihet si Lufta e Ftohtë. Të rinj, të padjallëzuar, me mbi supe guximin e marrë që vetëm një adoleshent që sa ka zbritur nga malet e partizanëve mund ta ketë. Të gjithë kishin vetëm një ëndërr, të fluturonin…Askush nuk di të thotë sot se pse, as atëherë e as më vonë, trupat e tyre nuk u kthyen kurrë pranë familjeve në Shqipëri. Atyre do t’ju duhej të mjaftoheshin me ato pak sende personale mbështjella në ca qese që mbanin erë mort dhe mister.

Sigurisht, asnjërës prej tyre nuk do t’iu shkrepte të merrnin guximin e të pyesnin më tej se si e qysh. Djali ra në krye të detyrës, dha jetën për mbrojtjen e atdheut, pikë.Më vonë…? Më vonë do të qe shumë vonë. Eshtrat e tyre, tashmë quhen, ligjërisht, “pasuri nëntokësore Federatës Ruse”. Sepse kanë kaluar më shumë se 40 vjet që askush nuk është kujtuar t’i tërheqë dhe kryeministrat e dy vendeve, të të gjitha kohërave, nuk e kanë pasur asnjëherë njëfarë marrëveshje që na qenka e domosdoshme për të bërë zhvarrimin e dërgimin, procedurë pas procedure, etj etj.

Harresë pas harrese…

Muhaxhirë, teksa të ngratët mihnin me parmendë tokën e bukës, nuk iu kishte shkuar ndonjëherë në mendje se shkollimi i të birit do ta çonte atë larg asaj mëhalle me halle. Avionët luftarakë iu sillnin ndër mend veç luftën, e ajo e uruar më në fund kishte sosur, dhe Ibushi kishte ardhur prej andej shëndoshë e mirë.

Më tej, për këtë do të mendonte partia. Pas çlirimit të vendit, ai u dërgua në Jugosllavi për të studiuar për pilot. Ibush Vokshi humbi jetën në vitin 1947 në Pançevo, në afërsi të Lubjanës, gjatë një demonstrimi të një figure ajrore, ndërsa po jepte provimin e fundit për të marrë diplomën e pilotit.

U varros po aty. Edhe pse nga vendlindja e tij nuk e ndanin shumë kilometra, përsëri trupi i pajetë i djaloshit nuk u kthye pranë familjes. Pak sende personale, sa për të helmuar edhe më mallin e të ëmës, ca fjalë e lëvdata për funeralin me nderime, dhe kaq.Po njësoj, e ëma e Qemal Mërtirit, do të kishte ndukur faqet me duar, nëse pranverën e 1939, kur në Vlorë zbarkuan trupat e para fashite, i biri do t’i kishte thënë se një ditë edhe ai do të donte të fluturonte sipër me një nga këta aropllanët e luftës.

Atëherë, vetëm dhjetë vjeç, ai as vetë nuk e kishte menduar këtë. Pas mbarimit të shkollës Tregëtare në Vlorë ai u rreshtua në radhët partizane të Brigadës së V sulmuese për çlirimin e vendit dhe në pranverën e vitit 1945 ai vijoi studimet në shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë nga ku, në 1948 u nis drejt Bashkimit Sovjetik për tu kualifikuar si pilot.Akademia e Aviacionit “Flamuri i Kuq” në Novosimbirsk e caktoi me unanimitet të plotë Qemal Mërtirin si Komandant të Grupit të Studentëve që vinin nga Shqipëria. Në tetor 1951 avioni i tij kaloi nën efektin e rrymave ajrore në një pozicion të vështirë, në atë që njerëzit e aviacionit e quajnë “shtoper”, figurë kjo mortale së cilës i ruhen të gjithë pilotët e botës. Për pasojë, avioni u bë i pakomandueshëm dhe katastrofa ajrore e çoi atë drejt vdekjes. Kjo ndodhi pak kilometra larg bazës ajrore të Novosimbirskut, ku edhe u varros me nderimet ushtarake të rastit. Të paktën kështu iu thanë familjarëve, kur në vend të trupit të pajetë të të birit iu dërguan vetëm pakogjë sende personale.

Të njëjtin fat do të pësonte edhe vlonjati tjetër, Fuat Sulaj. Vetëm se lamtumira do t’i printe krahët larg ëndrrës. Jo më në fluturim, por mes ujërave të rrëmbyer të lumit Vorona. Bashkëkohësit e tij kujtojnë se ambicia për tu bërë pilot ishte kaq e madhe tek ai sa bëri ç’qe e mundur asokohe për t’i bindur komisionerët e shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ku vijoi studimet, se emri i tij duhej t’i shtohej listës së studentëve që do të dërgoheshin në Bashkimin Sovjetik për tu përgatitur për pilotë të ardhshëm. Dhe ashtu u bë.

Një favor i mirë ishte gjuha ruse, të cilën Fuati e njihte mjaft mirë, aq sa gjatë kohës së studimeve atje u mor seriozisht me përkthimin e disa veprave të Tolstoit, Gorkit, Majakovskit etj.Ishte vetëm 19 vjeç kur uji, dhe jo ajri që aq shumë donte ta pushtonte i mori jetën. Asokohe, pakkush, ose askush do të kishte guximin të fliste për rrethana misterioze, e megjithatë, njësoj si shoku i tij i grupit, Islam Xhani, afro një vit më vonë, Fuati do të humbiste jetën në ujërat e lumit Vorona gjatë një stërvitje mësimore rutinë.

Asfiksi, do t’ju thoshin për të familjarëve, kur në vend të trupit të pajetë iu dorëzuan ato pak sende personale që kishte me vete. Toka e ftohtë ku do prehej ishte shumë larg nga Vlora e tij e butë dhe e ngrohtë. Fuat Sulaj u varros me nderime ushtarake, siç thonë, në varrezat për të huajt, në periferi të qytetit të Borisogbleskut.Një vit më vonë, parcelës së harruar të varrezave për të huajt do t’i shtohej një tjetër student shqiptar, përmetari Islam Xhani. Dy varre të harruar, që humbën shpirtrat në ujërat e Voronas, për ironi jo pranë njëri-tjetrit, ashtu siç kishin qenë për gjatë gjithë viteve të studimit dy shqiptarët shokë grupi. Patën të njëjtën ëndërr, të njëjtin fund. Lanë pas të njëjtën brengë, atë të mosprehurit në atdhe.

Rasti i trishtë i djaloshit gjirokastrit, nuk do të ndryshonte shumë nga ai i bashkatdhetarëve të tjerë të tij, atje, në Rusinë e ftohtë, mike të kohës. Njësoj si ata, edhe ai aspironte të bëhej një oficer i denjë e radhëve të ushtrisë në vendin e tij të armatosur deri në dhëmbë.

Ndërsa ata e shihnin veten në fluturim, ai do ishte gjithë kohës me vështrimin nga ajri. Kishte zgjedhur të ishte student i artilerisë kundërajrore dhe në praktikat intensive mësimore nuk u desh shumë që guximi i tij të bënte të cilësohej prej të tjerëve si “shqiponja e artilerisë”.

Sigurisht që përpara e priste një e ardhme e ndritur për kohën ku jetonim, nëse, në një nga praktikat mësimore të vitit të fundit të akademisë, të mos kishte mbetur i vrarë tragjikisht. Edhe kësaj here nuk u tha shumë për arsyet që e çuan deri në vdekje Beqir Hilën. Asnjëherë nuk u mësua se përse trupat e këtyre të rinjve nuk u kthyen në atdhe.

Familjarët pritën këndejmi veç sendet e tij personale dhe shpjegimin e thatë të një vdekje aksidentale, edhe pse në të vërtetë për ta humbja e të birit mbeti një enigmë që i shoqëron sot e kësaj dite.Një varr i largët, vetëm një vizitor. Rusja që e dashuroi i çon ende lule, dhe deri vonë ka kërkuar të lidhet me familjarët e Hilës, për t’iu dëftuar varrin e të birit. Në një letër dërguar pak kohë më parë në ambasadën tonë në Rusi, ajo kërkonte edhe njëherë ndihmën dhe shprehte të vetmen keqardhje: pasi ajo të vdes, kush do ta kujtojë më atë varr në dhe të huaj…

Magar të kishte një varr edhe për Islam Beqon. Pak rëndësi ka se do të qe atje, në Korenë e largët të Veriut, ku vdekja fatale e shndërroi në çast në një grusht hi. Familjarët pritën vetëm një medaljon ari me shqiponjën e gdhendur, që e mbante gjithë kohës në qafë. Vetëm kaq.

Nderime s’pati. Ai nuk ishte i riu komunist me të ardhmen e ndritur që kishte lënë familjen për tu stërvitur për mbrojtjen e atdheut. Të paktën për qeverinë shqiptare, që kish vite që e kish përndjekur, persekutuar e cilësuar tradhtar e një mijë e një të zeza nga pas.Ai u arratis nga Korça drejt Greqisë në vjeshtën e parë të vitit 1945, për tu vendosur më pas në Beograd, së bashku me të ëmën dhe motrat. Ishte vetëm 15 vjeç kur mësoi edhe për vdekjen në burg nga torturat të të atit. Nuk kishte më kthim pas, kishte vetëm kohë për të ëndërruar dhe për të vepruar. Shqipërinë nuk do ta shihte më kurrë, por ama ëndrra do ta shpinte drejt “mikes” së saj më të ngushtë, Rusisë. Asokohe, student i Akademisë Ajrore në Beograd, i vijon studimet në Moskë, ku diplomohet shkëlqyeshëm si pilot i avionëve ushtarakë.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, ai ishte i vetmi që i shtrihu krahët në ajër dhe realizoi ëndrrën për të fluturuar. Sigurisht, rreziku ishte gjithë kohës aty ngjitur, por ai këtë se mendonte asnjëherë.

Siç nuk e mendoi dy herë kur vendosi të qëndronte në Moskë e të rreshtohej në Forcat e Armatosura të BRSS dhe të vihej në krye të detyrës për llogari të shtetit sovjetik. Ishte vetëm 25 vjeç, kur, në pranverën e vitit 1955 mori urdhrin e patrullimit në hapësirën neutrale midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Një shërbim top-sekret, nga i cili nuk u kthye i gjallë. Avioni i tij qëllohet nga një raketë tokë-ajër dhe shkrumbohet në fluturim. E vetmja gjë që i mbijetoi flakëve ishte medaljoni i shqiptarit.Ata ishin të gjithë të rinj. Jetët që kishin lënë pas nuk ishte se ndryshonin shumë nga njëra tjetra. E megjithatë, sado utopike të ishte e ardhmja në një prej vendeve komuniste më të ashpra të asaj kohe, pak rëndësi kishte.

Më tepër sesa idealin, ata kishin të gjithë një ëndërr të madhe të përbashkët. Donin të fluturonin. Fati që veç njëri e pati, edhe pse simbolikisht, ata të gjithë shkuan në qiell. Shpirtra që gjithmonë do të enden të lirë, ndërsa eshtrat iu treten në dhe të huaj./Njekomb/