Ka nisur proçesi për përzgjedhjen e kandidatëve për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani bëri me dije për “ABC News” se në dy ditë do të shpallet lista e 14 pretendetëve për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Deri tani janë verifikuar 11 kandidatë dhe pas referendumit të këtij proçesi do të nisë faza e intervistimit të tyre, të cilët më pas do të renditen sipas një kuote pikësh.
Në muajin shtator Parlamenti do të japë verdiktin për 14 kandidatët që synojnë të fitojnë një vend në Gjykatën Kushtetuese. Sipas formulës, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti kanë të drejtë të propozojnë 6 kandidatura.