Nga Akil Ylli
E kishin harru ne gjys te rruges, ngaqe ishin te xanum me do skenare te tjere, qe nga zhirimet e fictionit Babale, e deri te zgjedhjet e 30 qershorit, por ma ne fund, Studio Qinematografike Shqup e perforcuar me nje sponsor te ri, vendosi qe ti rikthehet dhe nje here thiatros per Teatrin Kombetare. Megjithse rrugtimi i gjate qinematografik, ishte nje deshtim i suksesshem karagjozash, prap se prap, si varke shpetimi ne keto kohe pushimesh, per te mbajtur me gajret te vetet, vendosen te rinisnin xhirimin e ri, se thiatros se harruar te Teatrit. Motorr!
Siparin e ketyre spektakleve verore e hapi i pari, sponcori i me i fuqishem i Studios, Maliqi 24 karatesh. Na mbyti me foto ne fb.. S’la shkrep e lokal pa ba selfi, me turli tifozash. I zuri belaja dhe qente e rrugve. Te keqen e Ences vllaçko!
Pastaj, u çfaq si Maliq i dhembshur dhe tha, se per hatrin tone do shtrengohej, dhe na afronte shansin e fundit, duke na dhene mundesine qe te zgjidhnim nje date tjeter, andej nga tetori, per zgjedhje trimaliqore. Per anullimin e 13 shtatorit dhe shpalljen e dates se re zgjedhore, na siguroj se e kishte merak vete. Si Maliq i bindun katerciperisht qosh me qosh, se kishte problem fare!
Pak dite me tej, mprehi shpaten a te keqen, e t’ju turr ambasadorave BE.s, ShBA-s, OSBE-s dhe i bani per nji lek. Ju dha nje leksion demomaliqeriet, aq sa i la pa fjale. S’bane as gek, as mek!
Mandej krej pa pritur, beri nje superkthes, dhe ju lutej po atyre ambasadorve dhe shteteve qe i kishte shalu persembari, qe te nderhynin per te zgjidhur krizen maliqore ne Shqipni, ndryshe ai, Maliqi safi, do ti bente gjemen Shqipnise e Ballkanit. Prap hiç ata, as gek, as mek! A thu ti kene ra hasha Maliqit tone, mor aman!?
Spektakli i fundit deri dje, ishte nje selfi gjenial, me domethenie agroushqimore, qe do kishte lene me goje hapur dhe Marubin per gjetjen. I perkulur prane nje rrenje domateje,(inkuadrim mahnites) i lumtur mbante ne dore nje kokerr te papjekur, duke e plotesuar me diçituren: “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur”. Me siguri, kur e ka pa Nard Ndoka, do ti kete kcy damaeri keq e do t’kete çfry: O ky zog kurvet, ashte tuj çfrytzu inteligjencen teme! Po m’vjedh batutat!
Ndersa per zhirimet e reja, Studio Qinematografike Shqup e kishte perforcuar trupen e thiatros me aktore te rinj. Perveç te njohurit Liçaj dhe te famshmeve vellezerve Budina, kishte arritur te siguronte prezencen e aktorit te llahtarshem Mehdi Malkaj dhe pioneres bukuroshe te xhaxhit Enver, Sesila Plasarit. Bomba qinematografike!
Melkua na zbuloj, se heren e pare kur filluan xhirimet, ai kishte qene jashte, pa na e zbuluar se ku, ne Hollivud, apo Bollivud, dhe fale mungeses se tij, Rama ja kishte hedhur paq. Por kesaj radhe, ai duhet te mendohej mire, se perndryshe Malkua, do ta dhiste me keq, se sorrat plepin. Rrofsh o Malko, tu befte bytha, top!
Kurse Sesila, ja kishte kaluar lajthitjeve te te vellait, duke ju premtuar, qe do tu sillte nga Franca nje gijotin fringa te re, apostafat per t’ja prere koken Piktorit, ne finalen e thiatros. E plasen Plasaret!
Per ta pasur suksesin te siguruar, kjo krupe aktoresh e kishte te domosdoshme te nenshkruate nje akt-marrveshje, me firma e vule, me producentin e thiatros. Dhe ai, mbasi i beri llogarit 7×7 bejne 42, si presidentin i Shpis Qinematografike i garantoj, jo vetem per suksesin thiatral, por do te vendoste dhe bustin e Duçes.. Veç te benin pak durim, sa te marre ai pushtetin, se pas nje muaji, ju jepte tapin ne dore. Fjala e president Lulashit!
Ngaqe u gezuan pa mase, mbas firmosjes historike, shkuan dhe t’ja ngopen me meze e pije. Lulashi s’ma merr mendja, qe te kete pire aq shume, sepse ja ha dreqi edhe ato dy neurone qe ka, por krupa e aktoreve, po qe fjala per te pire, te thajne domixhanat. Vetem dollibashi nuk dihet! Ka konkurenc te forte!
Si te spektakli i Cadres Tollova, Shpija Qinematografike ka vendosur ispektore skenet, te mbikqyrin çfaqjen thiatrore me grafik 24 oresh. Me krupen e aktoreve e kane kollaj. Mjafton t’ju sigurojne meze e pije me bollek, dhe Neritani ndjehet Neron, Malkua mbahet Maraxha, Budina si Belisari e Kastrot Cipa, kaluar Gjergj Kastriot.
Kushedi çfare ju thote mendja! Sikur po sakrifikohen, ne mbrojte te keshtjelles se Krujes, amfiteatrit te Butrintit, apo Manastirit te Adrenices, e jo te nje karakatine, qe eshte ndertuar me matriale skadente, per nje periudhe 25 vjeçare. Mbasi t’ja kene rrasin disa dopjo, ka shume mundesi qe te binden, se po vigjelojne t’mos prishet Koloseu, ose Partenoni i Athines.
Mirpo, kur te nderhyj policia me gaz, i sjell herojte krejt esell. Megjithse Malkajn, me e pa kshtu si fizik e portret, ashte bajagi i frikshem, imponus. Ma thote mendja, qe ja u çon ngusht sambistave. Duket prej larg, rod trimit. S’ju pin ma uje kerkund, as firma e Lulashit. Marrveshja e famshme, shume, shume, mund t’ju sherbej si leter higjenike, me fshi salcen e kosit prej buzve, o me tha lotet prej gazit. I rrun Perja, personazhet antik te thiatros!
Ju mbetet vetem nje ngushllim: Garancia e Lulashit, qe kur te vije ai ne pushtet, ata qe mund te denohen nga gjykata, do te shperblehen si te burgosur politik dhe do shpallen Pishtare te Demokracis. Aman o Zot, kij meshire e ruaje Malkajn! Atij dhe dy gram shpirt qe i ka mbete mes kasnecve, ka me i hup rruges, pa mbrrit n’burg!
Para se t’ju gezohen garancive te Lulashit, ka te ngjare qe ai, t’ja kete mbathur ne Holand, ose te gjendet i akomoduar ne Reç. Sidoqofte, ta zeme, se per shkak te nje mrekullie, Lulashit si ndodh asgje e keqe, por deri sa te vije ai ne pushtet, jo vetem do ndertohet Teatri Kombetari i ri, po ka shume mundesi, qe ai te jete bere aq i vjeter, sa do i vije radha te shembet prap. E vetmja shprese qe kane, ashte me u ba Lulashi 999 vjeç, si Abrahami! Deri at’here, kismet!