Kryetari i Bashkisë së Bilishtit, Eduard Duro ka marrë zyrtarisht detyrën dhe ditën e sotme ka shkruar që në orën 06:30 në zyrë. Në lidhje me këtë vendim të Duros ka reaguar edhe Bledjon Nallbati, ish-kryetari i Bashkisë. Ai ka deklaruar se bashkia është kthyer si burgu 313.
“Sot bashkia është kthyer si burgu 313. Ne do të vijmë prapë këtu nesër. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur në një proces të ligjshëm. Shkallmuan derën në prezencë të policisë. Do jem këtu 24 orë në ditë.”, ka deklaruar për këtë situatë Bledjon Nallbati, ish-kryetari i Bashkisë. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e bashkisë.