Stevo Pendarovskit do t’i mbetet e paharrueshme, vizita e ambasadorit izraelit, Dan Orian. Ishte takimi i tyre i parë dhe kur mbaroi, ambasadori e la pa fjalë Presidentin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë … vertikalen para tij! Pendarovski thjesht e pa me kureshtje akrobacinë e diplomatit izraelit. Megjithatë, kur erdhi në vete postoi një foto në faqen e tij personale nëFacebook, ku theksoi:
“Le të jetë kjo foto, me vertikalen e ambasadorit Dan Orian një burim frymëzimi dhe dëshmi se stërvitja është shumë e rëndësishme, ndonjëherë edhe relaksuese”.
Megjithatë, nuk është hera e parë që ambasadori izraelit e bën këtë gjë.Nga videot e publikuara në internet duket se atij i pëlqejnë akrobacitë dhe sidomos vertikalet …