osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Like lutju zotit mbase të bën derman, OSBE nuk të dëgjon nga ai vesh

Like lutju zotit mbase të bën derman, OSBE nuk të dëgjon nga ai vesh

Presidenti i Republikës në prag të shkarkimit i kërkoi ndihmë nëpërmjet një shkrese kryetarit të OSBE-së Miroslav Lajcek dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku e informon për krizën insititucionale në Shqipëri. Presidenti Meta i shqetësuar për fatet e kombit ka kërkuar një ndërhyrje urgjente në Shqipëri nga OSBE për të negociuar krizën aktuale që ndodhet vendi.

Mic Sokoli ynë presidencial nga luan po shndërrohet në një mace që mjaullit për ndihmë te ndërkombëtarët, megjithëse kishte premtuar se do të merrte në dorë fatet e vendit.

Pasi ju tregoi vendin imperialistëve amerikanë për në Korenë e Veriut, dhe borgjezisë europiane të mos ngatërrohen me të ardhmen e Shqipërisë, presidenti nën hetim i lutet OSBE të zgjidhë hallin pasi nuk ka mundësi më t’i zgjidhë fatet e kombit.

“Në cilësinë e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike”, shkruan Ilir Meta në kërkesën e veccantë në drejtim të kreut të OSBE.

Pse pikërisht sot kjo shkresë dhe jo dje, jo para një muaji?

Pse pikërisht sot ku vetingu dogji një nga miqtë më të ngushtë të Likes, Saliut, Edit etj, kryetarin e GJ.L, Xhezair Zaganjorin?

Bombë e madhe ka rënë nga sot në drejtësinë e krimbur shqiptare, në politikën kriminale shqiptare. Të gjithë janë në hall kush më shumë e kush më pak.

Terrori ka nisur për tufën e banditëve të politikës, që janë të lidhur me të gjitha hallkat e krimit të organizuar, ku ditën bëjnë show si burra shteti dhe natën ndajnë paratë me llumin e bandave, të krimit, të biznesit, ku së bashku kanë rrjepur këtë vend për 30 vite me radhë.

Ilir Meta i bën thirrje urgjente OSBE, kur e di shumë mirë që ajo organizatë nuk mund ta ndihmojë as atë dhe as shpurën e tij, pasi këmbëkryq janë ulur të tjerë përtej Atllantikut.

Ata kanë ngritur SPAK, Byro Hetimore, KLGJ e KLP dhe me këta pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit duket qartë që nuk ja zgjidh dot hallin as OSBE dhe as Traktati i Varshavës.

Like bëji letër zotit se mbase të bën derman, pasi me ata që e kruajte, OSBE druaj se nuk të kthen as përgjigje.

Arben Tataj