osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqtarët që shpëtuan Metën e “Bllokut të kuq” i shmangen vetingut si djalli temjanit, ndërpriten verifikimet për Fullanin e Zenelajn

Gjyqtarët që shpëtuan Metën e “Bllokut të kuq” i shmangen vetingut si djalli temjanit, ndërpriten verifikimet për Fullanin e Zenelajn

Gjyqtarët që i dhanë pafajësinë presidentit Ilir Meta për aferën 700 mijë euroshe i kanë shpëtuar vetingut. Gazeta raportoi pak kohë më parë se ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj kishin paraqitur dorëheqjet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke braktisur profesionin.

Por me këtë lëvizje ata i kanë shpëtuar vetingut. Ishte Adriatik Llalla ai që e hapi këtë precedent, pasi në minutat e fundit kërkoi që të ndërpritej verifikimi për të, duke deklaruar se nuk do të angazhohet më në sistemin e drejtësisë. Të njëjtën strategji kanë ndjekur dhe dy gjyqtarët Fullani dhe Zenelaj, të cilat kanë qenë pjesë e trupës gjyqësore që gjykoi videon e famshme Meta-Prifti.

KPK ka zbardhur vendimet për të dy, duke pranuar ndërprerjen e vetingut për ta. Për të dy procesi i verifikimit kishte nisur prej kohësh, por është ndërprerë. Mbetet të shihet se si do të veprojë KPK, pasi në disa raste ka pasur kallëzime penale. Me këtë lëvizje të Fullanit dhe Zenelajt, rriten pikëpyetjet mbi procesin që u zhvillua ndaj ish-ministrit të Energjisë në atë kohë, Ilir Meta.

Kjo pasi, dy anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore janë po jashtë sistemit. Gani Dizdari ngeli në veting, ndërsa Majlinda Andrea u dënua për korrupsion nga gjykata. I vetmi që mbijetoi nga pesëshja e gjyqtarëve është Ardian Dvorani, por ai dha vendim të ndërmjetëm për Metën, duke mos u pozicionuar tërësisht pro apo kundër ish-ministrit të asaj kohe.

Pak ditë më parë presidenti Meta foli për videon e famshme me Dritan Priftin, duke dhënë sinjale se aty është frika e tij më e madhe. Presidenti u mburr se doli i pafajshëm dhe se ishte një video e montuar, por atëherë pse gjyqtarët që i dhanë atij pafajësinë janë sot në shtëpi? Një ngeli, një u a.rrestua dhe u dënua, ndërsa dy të tjerë ju trembën vetingut dhe e lanë atë në mes.

Deri më sot, kushdo që ka lënë në mes vetingun ka treguar se nuk është i pastër. Meta në deklaratën e pak ditëve më parë foli dhe për disa telefonata me Sali Berishën, ndërsa të gjithë e mbajnë mend se si para vendimit, Berisha e Meta darkonin në Gjirin e Lalëzit.

Vendimi i KPK

KPK ka zbardhur vendimet si për Guxim Zenelajn, ashtu dhe për Ariana Fullanin, duke dhënë argumentet se përse vendosi që të ndërpresë vetingun. Me këtë lëvizje ata tashmë do të jenë për plot 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë.

“Komisioni u njoh me kërkesat e subjektit të rivlerësimit, për dorëheqjen nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli dhe nga statusi i magjistratit, duke dhënë pëlqimin për mosmbajtjen e këtij statusi, si dhe me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për mbarimin e statusit të magjistratit në datën 24.4.2019, për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Guxim Zenelaj.

Trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli dhe nga statusi i magjistratit. Bazuar në sa më sipër, Komisioni, çmon se për subjektin e rivlerësimit, z. Guxim Zenelaj, përmbushen të gjitha kriteret ligjore për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, sipas germës “G” të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim për Guzim Zenelajn.

Të njëjtat argumente jepen dhe për Arjana Fullanin. Po dje, u bë shkarkimi nga detyra i Xhezair Zaganjorit, duke treguar se Gjykata e Lartë ka qenë çerdhe korrupsioni. Rasti i Ilir Metës nuk është i vetmi. Anëtarët e kësaj gjykate shpëtuan Bashën nga afera e rrugës Durrës-Kukës, ata shpëtuan autorët e vrasjeve më 21 janar 2011, duke refuzuar gjykimin. Po ata shpallën të pafajshëm ish-guvernatorin Ardjan Fullani dhe shpëtuan Bashën nga afera Durrës-Kukës. Vendimet e KPK konfirmojnë se si ka qenë drejtësia për të gjithë ata që janë gjykuar deri më sot./Kliti Topalli