“Artistët” e PD vijojnë protestën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e së premtes atyre u është bashkuar edhe aktori Mehdi Malkaj.
Ai kujtoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013 ku ai shprehej se “ishte kryeshërbëtor” i qytetarëve.
“Bota nuk udhëhiqet nga numrat, por nga idetë. Le të thotë kryeministri sa ishim apo nuk ishim ne në protestë. Bota udhëhiqet nga idetë dhe idetë i kanë njerëzit e mençur.
Tani unë do bëj një dialog të vogël me kryeministrin tim të dashur. I dashur kryeministër, në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të do të thoja të shkëlqyer me përjashtim të fjalisë së fundit e cila ishte: “Nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”.
Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Apo e kam gabim? Pse na rreh neve pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Se këtë nuk arrij ta kuptoj. Po ta them edhe si të njohur të lashtë në Universitetin e Arteve.
Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë dhe ne kemi spektatorin tonë dhe kemi ata që na duan fort.
Do gjesh belanë, o që ke gjetur belanë… a e dëgjon çfarë po të them? Nuk varet nga gjatësia sa i mençur je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…”, – tha Malkaj dhe iku.