osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Guljelm Radoja akuzon Robert Ndrenikën se ka marrë para dhe u shit për teatrin: Aktori ka një përgjigje epike për kolegun

Guljelm Radoja akuzon Robert Ndrenikën se ka marrë para dhe u shit për teatrin: Aktori ka një përgjigje epike për kolegun

Ndërsa artistët dhe qytetarë vijojnë protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, nuk kanë munguar as replikat në distancë mes vetë aktorëve.

Aktori i madh shqiptar, ‘Artist i merituar’, ‘Artist i Popullit’ dhe “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika i është përgjigjur kolegut të tij Guljelm Radoja, i cili ditën e djeshme e pyeti se “përse u shit”.

Radoja, i cili është rreshtuar krah tyre që nuk duan prishjen e Teatrit, ka folur para qytetarëve duke iu drejtuar edhe kolegëve të tij që dikur e kundërshtuan shembjen por më pas u deklaruan pro saj.

Ai iu kërkoi artistëve e qytetarëve që kauza e Teatrit të mos politizohet dhe iu bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, duke iu referuar madje dhe aktorit të madh Robert Ndrenika, ndonëse nuk e përmendi me emër.

Në lidhje me deklaratën e tij, “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika.

Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet:

“Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit. Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot, duke shpresuar për një teatër më të mirë për brezin e ri.