Presidenti Ilir Meta u shpreh nga Durrësi për ngërçin dhe situatën e rëndë politike që po kalon vendi, ku theksoj se qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet dhe një qeverisje vendore të ligjshme.
“I bëj thirrje 3 artistëve, t’i japin fund këtij absudri të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 tetor.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi normalitet dhe një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet.
Zgjedhjet e 13 tetorit janë një detyrim ligjor kushtetues i pashmangshëm, është një detyrim për kryeministrin që të heqë dorë ndaj presioneve e shnatazheve ndaj të gjitha intitucioneve.
Është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit”, u shpreh Meta.
Presidenti tha, se asnjë nuk mund të shfajësohet lidhur me situatën politike të krijuar në vend, pasi sipas Metës, edhe opozita ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë, shumë nga këto marrëzi që kanë ndodhur në drejtim të përparimit të skenarit të qartë të kapjes së institucioneve.