Aktori Latert Vasili ka komentuar protestën e artistëve, sulmoi marrëveshjen e Aleancës për Teatrin me PD-në.
Vasili tha se ata që nënshkruan sot janë të këshillit kombëtar seksioni për kulturën të PD-së.
“Teatri sot është marrë peng nga seksioni i kulturës së PD-së, sepse atyre nuk u intereson e reja, zhvillimi. Nuk u intereson një godinë e re, por u intereson që aktorët të jenë të sëmurë, të vijnë të dridhen nga i ftohti dhe spektatorët. Hedhin baltë ndaj një teatri të ri që është Art Trubina, nuk vijnë dhe shohin shohin shfaqjet seksioni i kulturës së PD aty sepse e abandonojnë. Këtu nuk flitet për teatrin, por bëhet fjalë për grupime politike që i bëjnë karshillik njeri-tjetrit se kush do të dalë më i forti”, tha Vasili në Ora News.