Lulzim Basha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në orën 09:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë, për çështjen Toyota Yaris. Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Kujtojmë se Basha ishte i pari që njoftoi për trafikimin e 3.4 milion euro nga foltorja e Parlamentit ndërsa lajmi nuk ishte bërë ende publik.
Kreu i PD-së akuzoi numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte lidhje me rrjetin që tentoi të fusë paratë. Por mbi Bashën rëndojnë dyshime tepër të rënda sepse deklarimi i tij në Kuvend u bë në një kohë kur aksioni ishte tepër sekret dhe nuk ishte finalizuar. Deklarimi i Bashës dhe fotot që paraqiti Taulant Balla në parlament për lidhjet e tij me të arrestuarit shtuan se Basha kishte shumë gjëra për të deklaruar deri tek dekonspirimi i aksionit nga maskarenjtë e zyrave të Prokurorisë e SHISH që rrezikojnë deri edhe jetë njerzish duke mos shërbyer shtetit por partisë partisë