osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkon në 9 numri i kandidatëve që kanë kaluar në sitën e KPK: SPAK shumë shpejt aktiv

Shkon në 9 numri i kandidatëve që kanë kaluar në sitën e KPK: SPAK shumë shpejt aktiv

Dita e ngritjes së SPAK duket se nuk do të jetë shumë e largët. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat finalë dhe për secilin prej tyre po pritet vetingu. Por ashtu siç u paralajmërua, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përshpejtuar procedurat e verifikimit. Sot do të dalë para komisionit prokurori i Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i cili është personi i parë që kandidoi për SPAK.

Ai është mes 125 emrave të përzgjedhur nga KLP dhe bashkë me të shkon në 9 numri i kandidatëve të SPAK që janë futur në veting. Emra të tjerë që kanë hyrë në veting dhe janë konfirmuar janë: Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkelejda Millona, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Elida Kaçini. I vetmi që është ankimuar në Kolegjin e Apelimit është Besnik Muçi, ndërsa për të tjerët nuk ka ankimim, të paktën deri tani. Kjo do të thotë se Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkelejda Millona, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Elida Kaçini dhe Behar Dibra e kanë të sigurt kalimin te Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Mbetet të shihet se si do vendoset për Brahon, pasi nëse konfirmohet, atëherë SPAK është te dera. I vetmi që do pritet është Besnik Muçi, ndaj të cilit ka pasur rezerva nga komisioneri publik, pasi ka kërkuar që të shkarkohet nga detyra. Por kush janë prokurorët që me gjasë do jenë të parët që do kalojnë te SPAK? Arben Kraja është një prokuror me shumë përvoja dhe që ka hetuar dosje korrupsioni dhe krimi. Një ndër dosjet e famshme të tij është ajo kundër Lulzim Bashës për rrugën “Durrës-Kukës”. Prokurori gjeti elementë të veprës penale, por ishte gjykata që e shpëtoi Bashën duke e mbyllur çështjen me procedurë. Një tjetër emër është Manjola Kajana.

Ajo ka nën hetim dosjen e famshme 339 ndërsa po ashtu hetoi akuzat e Tom Doshit ndaj Ilir Metës, ku e akuzonte se donte ta eliminonte fizikisht. Në fund dosja vajti në gjykatë. Ened Nakuçi është prokurori që ka hetuar kryesisht bandat kriminale. Ai ka pasur në dorë dosjen ndaj Emiliano Shullazit, si dhe ka hetuar Klement Balilin. Edvin Kondilli është një tjetër emër që ka hetuar Bandën e Durrësit, kokainën e kapur në Maminas apo tritolin te farmacia e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Behar Dibra ka në dorë dosjen ndaj Suel Çelës, të akuzuarit kryesor për përplasjen me armë me policinë në Elbasan.