osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Zëri i nënës përtej varrit më bëri të kthehesha djathtas, jo majtas ku më priste v.dekja e sigurt”

“Zëri i nënës përtej varrit më bëri të kthehesha djathtas, jo majtas ku më priste v.dekja e sigurt”

Autorja Theresa Cheung është në mision për të provuar se ëndrrat mund të parashikojnë të ardhmen dhe se jeta e përtejme ekziston. E ftuar në programin e mëngjesit “Good Morning Britain”, ajo rrëfeu historinë e saj personale dhe punën kërkimore. “Më kujtohet shumë qartë momenti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Po udhëtoja me makinë dhe kisha ndaluar në semafor. Para meje ishte një kamion dhe teksa prisja që semafori të hapej, papritur dëgjova zërin e nënës time që më thoshte të kthehesha djathtas, ndonëse duhet të kthehesha majtas.

Nëna ime kishte vdekur nga kanceri vite më parë, por zëri i saj ishte fare i qartë. U trondita, por ishte kaq reale sa bëra atë që më tha”.

E teksa kamioni u kthye majtas, një qen i doli përpara, duke bërë që makinat të përplaseshin me njëra-tjetrën. Të gjithë personat që udhëtonin në makinën pas mbetën të vrarë.

“Nëse nuk do të kisha dëgjuar nënën time, ajo do të isha unë”, tha Cheung.

Pas kësaj ngjarjeje, autorja nisi të mblidhte histori të tjera të njerëzve që kishin pasur eksperienca të jashtëzakonshme.

Autorja kujton edhe disa prej historive të para që i mbërritën në adresën e saj.

Një vajzë i tregoi eksperiencën e saj pranë vdekjes. Ajo kishte rënë pa ndjenja në spital, ku ndodhej pasi ishte plagosur rëndë. Kuptoi se fryma po largohej nga trupi i saj dhe se do të vdiste.

Ajo tha se trupi i saj fizik po përpiqej fort që të shtypte butonin e alarmit që të njoftonte mjekët, por nga brenda ndihej e pastër dhe e qetë, përpara se përpara saj të shfaqej një dritë e bardhë.

Me qetësi, ajo pa mjekët që vrapuan drejt saj dhe u përpoqën ta sillnin në jetë, por ajo ndihej e lehtë si pupël dhe nuk donte të kthehej në trupin e saj fizik.

Por në këtë moment dëgjoi një zë të lartë mashkulli që i tha: “Duhet të kthehesh tani. Koha jote në Tokë nuk ka mbaruar ende dhe ke shumë gjëra për të bërë”.

Megjithatë, Cheung nuk e mbështet punën e saj vetëm me histori njerëzore.

Neurokirurgu Eban Alexander ishte i njohur për skepticizmin e tij. Por pas një aksidenti ku vdiq dhe u risoll në jetë, ai raportoi se kishte shkuar në parajsë dhe ishte takuar me një motër të adoptuar, që nuk e dinte se e kishte. Teksa ia tregoi këtë familjes së tij, u konfirmua se ishte e vërtetë. Kjo i hapi rrugë shumë kërkimeve shkencore për këtë çështje.

Në 2014-n një studim tek 2 mijë pacientë në spitale nëpër gjithë botën, i realizuar nga Dr Sam Parnia, tregoi se ndërgjegjia mund t’i mbijetojë vdekjes së trupit dhe trurit. Kur zemra ndalon së punuari, qelizat e trurit janë ende aktive disa orë pas vdekjes.

Në 2 mijë pacientë, 40 përqind raportuan se ishin në gjendje të shihnin veten e tyre dhe ishin të ndërgjegjshëm që kishin vdekur. Shumë përshkruajtën një dritë të bardhë të shndritshme, takim me të afërm dhe një ndjenjë të madhe dashurie.

Cheung thotë se puna dhe librat e saj po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, megjithatë ajo shprehet se nuk është e kënaqur. “Jam e dëshpëruar për të ditur më shumë“, shton Cheung.

Theresa Cheung është autore i disa librave best seller mbi spiritualizmin.