Aurel Bylykbashi ish deputeti “trim” i Elbasanit, që ishte gati të vritej me qytetarët nëse ato do merrnin pjesë në votimet e 30 Qershorit sot i ka dërguar një letër Edi Ramës, ku me tone ironie përshkruan padrejtësinë që i është bërë nga ai, duke urdhëruar sipas tij tatimorët, t’i vendosin shiritin hotelit të familjarve të tij. Por ky soj deputeti krejt pa pritur bie në grackë e ngritur nga ai vetë, duke treguar nga budallaliku se çfarë kërkon nëpërmjet kësaj histori reale, po sipas tij dhe se si funksiononte antishteti berishian.
Ja historia e Bylykbashit të opozitës së rrugës:
Kur isha deputet, ne nje nga mbledhjet e Grupit Parlamentar te P.D., ne nje nga te henat qe mblidheshim (Duhet te kete qene viti 2007), nje deputet i vjeter, i Veriut, i thote Kryeministrit Berisha:
“Doktor, andej nga Fushe-Kruja, tym i madh nga furrat e gelqeres, po edhe keto tatimet nuk po punojne siç duhet, them t’i shtrengojme ca!”
Ai burri, uli pak koken, pastaj u drejtua dhe na tha te gjitheve: ”Ore djema, ju kujtoni se une nuk e mbledh dot shtetin per nje jave?! Por populli jone eshte i varfer, ta leme te vere ca dhjame, pastaj e shtrengojme shtetin!!”
Pra Berisha don te që populli …Aurelët me shokë të vinin dhjamë sikurse e kanë vënë hajdutët dhe antishtetarët dhe shteti i rrumpallës të lulëzone. Ndaj Aureli meriton një “bravo” për nivelin intelektual që ka që i duket antiligji dhe informaliteti trimëri shpellarësh. Por ja çfarë deklaronte Berisha në vitin 2013 pak muaj para se të largohej nga pushteti pas pyetjes së bërënë nga mediat:
Shpesh e kemi dëgjuar kryetarin e Partisë Socialiste që të denoncojë masakrën që është bërë rreth Krujës nga guroret, por edhe nga fabrikat e çimentos.
Edi Rama është shprehur se këtë masakër nuk e kanë bërë as pushtuesit në Shqipëri.
Në të vërtetë pamja është shokuese.
Për tetë vjet me radhë kjo qeveri nuk ka pasur guximin që të mbrojë ambientin e njërës prej zonave më të bukura dhe më turistike në Shqipërisë?!
Kryeministri atëhershëm Sali Berisha përgjigjet: Këto gurore i ka bërë Edi Rama me klanet e tij të betonit në Tiranë. /Ekskluzive.al