osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe unë e v.rava gruan time!

Edhe unë e v.rava gruan time!

Nga Bledi Mane- Public Enemy

1./
Mezi hapa derën e jashtme, ndërsa këpucët, i hoqa nga këmba me njëra-tjetrën. Çorapet e thara kothere zgjeruan korridorin e ngushtë me aromën e ndyrë, e cila më qëndronte në hundë prej ditësh. Mbajtur pas murit u futa në dhomën ku flemë, pa ndezur dritën u zhvesha rrëmujshëm e u plasa mbi krevat.

– Erdhe zemër, psherëtiu ime shoqe, por unë nuk kisha as nerva e as fuqi t’i përgjigjesha. I ktheva bythën gruas, ndërsa fytyrën natës që kishte stampuar drejtkëndëshin e dritares. Ndjeva dorën që m’u përkëdhel mbi bark, ndërsa flokët e saj prekën veshin tim bashkë me buzën që më pëshpëriti:

– Ke 3 javë pa u larë. Mos harro se jemi në korrik dhe djersa të ka parafinosur trupin.

– Jo kaq afër, ngrita zërin unë. Kam vapë, ik largohu.

Gruaja nuk lëvizi fare, por me një zë ndëshkueshëm zbutur më qortoi:

– Na çmende me këtë rakinë që pi pa fund. Sa hap gojën ti, merr flakë dynjaja!

Ky lloj refreni i bezdisur kishte dy vjet që më çante trapin e tek unë as sedër e as emocion nuk shpërndante. Nuk i ktheva përgjigje, por thjesht hapa gojën dyfish se nuk po mbushesha dot me frymë.

Fytyra ngjeshur pas jastëkut bulëzonte nga djersa dhe qimet e gjata të mjekrës po ma bezdisnin edhe më prag-gjumin. Dora e gruas ndërkohë po rrëshqiste mbi gjithë trupin dhe gishtat e saj ndaluan mbi buzët e mia.

Durova pakëz dhe lëviza më në qoshen e krevatit. Ajo nuk më ndahej dhe kësaj here nuk përtoi të më hidhej përsipër. Fytyrën e saj e preku me timen dhe me gjuhë më lëpinte si konia e vogël buçen e saj.

– Hiqmu se s’jam larë, i bërtita plot ironi, por ngulmimi im ishte i kotë.

– Zemër, më ka marrë malli, ia ktheu ajo. Më duket vetja si murgeshë. Më ke lenë të thahem e tëra ca nga hallet dhe ca nga indiferenca jote. Vazhdoj të të dua si ditën e parë, por ti më shikon si të tepërt.

Vazhdonte të më përkëdhelte flokët dhe më pas m’u ngjit pas shpine duke më shtrënguar fort me krahët e saj të hollë sipër dhe poshtë barkut tim të deformuar.

U mundua të më kthente përballë saj, por barku im i madh nuk e linte. M’u zgjat mbi fytyrë e më puthte sytë dhe buzët. Pastaj më kapërceu e u bë njësh me mua.

Në errësirën e dhomës mundohesha t’i shikoja fytyrën. Herë më dukej si dikush tjetër e herë si ime shoqe. Nata i pikturonte një kokë të thatë e të plakur.

Luante si fëmijë e llastuar dhe rënkonte nën zë. Vari duart poshtë brekëve të mia dhe ndjeva tek kërkonte. Mundohej që me prekjet e saj të zgjonte mikun tim, ndërkohë që m’i zhveshi dhe brekët. Me njërën dorë u mundova të mbahesha pas llastikës por nuk më la.

– Hiqi se le nam zemër. Kaq foli dhe u ngrit duke shkuar drejt dollapit të rrobave. Prej andej erdhi me një palë brekë të lara të cilat vetë i këmbeu me të palarat që mbaja në trup prej ditësh.

– Ik tani, se do fle. Jam lodhur, i bërtita seriozisht.

– Lodhje? E shkreta unë kush flet për lodhje, u hakërrye ime shoqe. Lodhje nga shokë, lodhje nga bixhozi, lodhjet nga borxhet, lodhje nga rakia…

Kur jam tapë, nuk duroj dot moralin, ndaj siç isha ashtu i plasur mbi dyshek u çova pakëz sa të liroja krahun poshtë trupit dhe pasi ia gjeta surratin në errësirë ia këputa një grusht fytyrës. Një gulçimë mbytëse dhe psherëtimë e gjatë u derdh mbi mua.

Tani ajo qëndronte ulur mbi krevat dhe dukej sikur aktronte të qarën e saj.

– Qërohu se ti shkërdheva robt, i bërtita dhe ajo si me buton u çua e u largua nga dhoma ku ajri kishte mbetur pezull…

Mëngjesin ma prishi zilja e gjatë e celularit. Dembelosur kërkoja nëpër xhepat e pantallonave aparatin e telefonit. Gimi, shoku im më priste te kafja e lagjes.

Tentova të ngrihesha por po kuptoja që alkooli i një nate më parë kishte mbetur brenda kokës time dhe i vetmi çlirim ishte një e vjellë.

Bëra të vishem, ndërkohë bishti i syrit më kapi veten të reflektuar te pasqyra e dhomës. Kundroja si adoleshent trupin tim dhe po kuptoja se kisha ndryshuar.

Po, po kisha ndryshuar tmerrësisht. Barku kërcyer më fshihte allatet. Kërthiza më dukej si vaginë e shpartalluar, leshi i sqetullave konkurronte leshin e kokës, fytyra rrudhur jo nga mosha dhe i vetmi ngushëllim ishte ngjyra e brekëve.

– Të bardha, i fola pasqyrës. Sytë më ishin mykur prej javësh nga ngjyra bezhë e brekëve paraardhëse. U vesha dhe shkova drejt banjës.

Provokova fytin me gishtat e mi dhe mbi bidenë e ciflosur të wc-së u derdh turlia e ushqimeve që kisha futur në stomak një ditë më parë.

I hodha ujë fytyrës pa u parë kësaj here në pasqyrën e vogël e dola në korridor të gjeja këpucët. Një palë çorape të lara ishin vendosur karshi tyre. Ula bythën në dysheme t’i vishja, por barku si gjithmonë më pengonte.

– Oj kurve që bën moral edhe natën, ec këtu, i thirra time shoqeje të më ndihmonte. Nga kuzhina, ku këndonte televizori bashkë me refrenin e këngës, ia behu edhe gruaja.

– Turp të të vijë! Madje shpesh edhe në sy të vajzës më ofendon kështu!

– Ec mi, lëri llafet se dhe ajo kurvë si puna jote do bëhet. M’i vish pak çorapet, e urdhërova.
Tundi kokën duke m’i ngulur sytë, u ul më bisht. Përveshi çorapen e parë dhe teksa i zgjata këmbën e djathtë goja iu shqep sërish:

– As këmbët e tua nuk lan mor burrë, as thonjtë nuk pret. Po më vjen turp nga vetja që u martova me ty!

Po i folur fare, ia shtriva shputën e këmbës mbi ballë dhe tek u plas mbi pllakat e bardha të korridorit, ndjeva çlirim.

– Si nuk t’u qep goja o baxhellë e poshtër. Ma nxive jetën o buçe!

Tek ngrihej sakrificshëm nga dyshemeja, mori zjarr e m’u lëshua plot duf:

– Ti, ti ma nxive jetën. Ti më ke plakur të tërën. Ti na sose durimin dhe ekonominë e shtëpisë. Ti më ke futur në dhé e në borxhe. Ti nuk do ta dish as për pjellën tënde.

Më ke tharë shpirtin, mendjen, portofolin, buzët, lëkurën. Rropatem në punë e në shpi. Kam harruar dashurinë, bashkëshortërinë. Kam harruar si jeton normalisht një grua.

T’u dhashë qysh 19 vjeçe tek më çorodisje me ëndrrat e tua mashtruese. Ti nuk di të jesh as burrë, as baba, as shok, as mik, as dashnor…

Pas kësaj potereje kisha tre alternativa të shpejta. Ti ikja asaj, të villja edhe një herë ose t’ia qepja halen.

– Kjo më flet mua me këtë gjuhë, pyeta veten dhe tek kurseva të vjellën e kapa prej fyti dhe e tërhoqa zvarrë në kuzhinë. Ashtu gjysëm shtrirë në divanin e vogël e bombardova me grushte derisa g.jaku i shpërtheu nga të dyja vrimat e hundës.

M’u neverit e tëra tek nuk nxirrte gjysëm lëngimi nga goja. Teksa iu afrova mbi surrat për ta paralajmëruar, më gëlbazoi me një top gjaku e pështyme që e flaku nga goja si gjyle topi.

U mbulova i tëri me atë nxehtësi sekrecionesh dhe kësaj radhe volla ca nga ndotja, ca nga zhburrërimi. Iu turra dollapit të enëve ku rrëmbeva t.hikën e parë që gjeta e si në garat olimpike ia ngula mbi gjoksin e tharë pa më të voglin pishman.

Një klithmë e mbytur doli nga goja bashkë me llomkat e gjakut dhe ashtu tek jepte shpirt gruaja ime foli për herë të fundit:

– Ma puth vajzën e vogël!

– Buçe, i bëre llogaritë gabim, iu hakërreva dhe shkova në banjë të laja veten. Telefoni binte pa pushim e pasi pastrova duart e nxora nga xhepi dhe u përgjigja:

– Erdha Gimo, erdha mor burrë. Më porosit një turke dhe një dopio fërnet.

Pa kthyer kokën nga kuzhina ku lashë baxhellën e shtrirë dola jashtë. Kënga tjetër që dilte nga gurmazi i televizorit tonë më ndoqi deri në katin e parë të pallatit.

U ula në tavolinën e Gimit e pasi përlava kafen turke, fillova të rrëkëllej gllënjkat e fërnetit.

Deri nga ora 12.30 e mesditës fola me Gimçen për të vjellën e mëngjesit, luajtëm domino, bëmë ca llogje politike e ca llogje lagjesh derisa edukatorja e kopshtit me vajzën për dore më ndaloi para tavolinës.

– Nuk erdhi gruaja ta marrë vajzën, u detyrova ta sjell unë, u shfajësua edukatorja. Bëra sikur e falënderova me një gjysmë buzëqeshje dhe kapa vocërraken prej dore. Edukatorja u largua ndërsa vajza ime 5 vjeçare kishte ngulitur sytë te dy nga thonjtë e gishtave të mi.

– Babi, po kjo ngjyra e kuqe është si boja e votimit?

– Sa vajzë të zgjuar që ke, më tha Gimçja. Hajt gëzuar plako e u bëftë si ty kur të rritet, më uroi dhe përplasëm gotat mbushur me fërnetin e zi.