Gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, pati dhe përplasje e debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, por të cilat nuk u panë gjatë transmetimit live.
Një ndër to ishte dhe deputeti i PD-së Halit Valeteri, i cili replikoi ashpër me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në fjalimin e tij Valteri, teksa i drejtohet Ahmetaj dhe Beqaj tha se: “Ju a u përmend unë emrat tamam. Ahmetaj dhe Beqaj, çirren nga foltorja duke mbrojtur koncesione korruptive, duke grabitur miliona euro me firmat e tyre dhe ja dhurojnë miqve, shokëve dhe oborrtarëve të Rilindjes, që i kanë sjellë këtu në parlament. Sepse me këto para keni ardhur këtu në 2017-ën kur keni blerë votat.”
Për më tepër ndiqni videon e replikave mes deputetit dhe ish-ministrave.