Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh kundër informalitetit, pas aksionit të madh që ka nisur në vend.Rama ka zgjedhur të publikojë foto të bizneseve të bllokuara, ndërsa shkruan se mos lëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj.
“#STOPINFORMALITETIT✋
Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj!
#ZeroTolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shkruan kreu i qeverisë.