osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mundimi i çiftit Orgocka kur ”Zonja nga qyteti” shfaqej përpara Enver Hoxhës

Mundimi i çiftit Orgocka kur ”Zonja nga qyteti” shfaqej përpara Enver Hoxhës

Nga: Vepror Hasani

Perdja e skenës ishte ngritur. Në llozhën kryesore kishte zënë vend Enver Hoxha. Ishte gusht i vitit 1975. Enver Hoxha kishte qenë me pushime në qytetin e Pogradecit dhe atë mbrëmje ishte kthyer në Korçë për të parë shfaqjen “Zonja nga Qyteti”, me regjisor Dhimitër Orgockën.

“Në sallën e Tetarit “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës kishte hyrë Enver Hoxha. Ai kishte zënë vend në llozhën kryesore, ndërsa pritej nga çasti në çast të fillonte shfaqja”. Kështu nis e tregon aktori i mirënjohur korçar, Koço Qendro, i njohur ndryshe si “Harpagoni shqiptar” që tronditi teatrin e Stambollit me lojën e tij aktoriale, mes trupave pjesëmarrëse nga gjithë bota.

“Këtë histori, e kam dëgjuar nga çifti Orgocka sa herë që binte rasti të pinim kafe e të sillnim ndërmend komedinë “Zonja nga Qyteti”. Pretendoj ta sjell siç e kam përjetuar nga rrëfimet e çiftit Orgocka, ku më takoi të isha dhe dëshmitar i asaj shfaqjeje. “Në ambientet e Teatrit A. Z. Çajupi mbretëronte heshtja, vijon tregimin e tij aktori Qendro. Nëse nuk kishe dijeni se pas pak do të shfaqej komedia “Zonja nga qyteti” mund të të krijohej përshtypja se gjithë ambientet e teatrit ishin të zbrazëta, pa njerëz dhe aktorë, dhe çudia më e madhe, por dhe më e frikshmja ishte të mendoje përse Enver Hoxha qëndronte duke pritur në lozhën kryesore, në një teatër të boshatisur, absurd.
Në të vërtetë salla ishte e mbushur plot, por askush nga spektatorët nuk ishte i sigurt, nëse në atë çast duhej të fliste lirshëm me shokun që kishte përkrah apo jo. Të gjithë shikonin drejt e mbi perdet e skenës, të cilat qëndronin varur, të palëvizura, krejt të heshtura dhe që nuk tregonin asgjë. Megjithatë sytë nuk i hiqnin që andej, njësoj sikur të ishte pamja më e mrekullueshme që kishin parë ndonjëherë. Prania e Enver Hoxhës në sallë ndihej tek të gjithë. Edhe perdet e skenës kishin ngrirë”.

“E njëjta ndjesi po përjetohej edhe përtej perdeve, ku aktorët po bëheshin gati të dilnin në skenë. Pak më parë dikush kishte thënë: “Në sallë është Enver Hoxha!” Lajmi i kishte përshkuar aktorët si një paralajmërim se shfaqja nuk do të ishte e lehtë për askënd. Zëri që kishte kumtuar praninë e Enver Hoxhës, kishte vënë në dukje se, “Hoxha ishte një njohës i shkëlqyer i teatrit” dhe kishte vështruar nga aktorja që do të mbante peshën kryesore në këtë shfaqje. Roli kryesor i komedisë “Zonja nga qyteti”, kujton aktori Qendro, luhej nga Dhorkë Orgocka.

Aktorja virtuoze që luante rolin e Ollgës filloi të mos ndihej e qetë. Nisi të kërkonte me sy të shoqin, Dhimitër Orgockën, ky i fundit ishte dhe regjisor i shfaqjes, por Dhimitri diçka po bisedonte me një aktor tjetër, dukej krejt i qetë, thua se nuk e kishte marrë vesh që në sallën e teatrit, në lozhën kryesore, ishte ulur Enver Hoxha dhe po priste fillimin e shfaqjes. Kaluan dhe pak sekonda dhe në skenë dolën aktorët. Dhorka i shkoi afër dhe e vështroi në sy, njësoj sikur kërkonte t’i thoshte: “Më vështro edhe ti Taqkë në sy.”

(Taqkë, kështu e thërriste Dhimitrin ajo). Regjisori Orgocka kishte kuptuar gjithçka. Dhorka kishte frikë. Ishin një çift që kuptoheshin me vështrime. Vetë Dhorka në një rast të ngjashëm do të shprehej: “Kryesorja për një grua është mirëkuptimi me burrin, qoftë me fjalë, qoftë me një vështrim pa zë, ashtu në heshtje, të mund të gjejnë shpirtin e njëri- tjetrit. Kjo e bën të fortë familjen, e largon nga lodhja”. Dhe atë çast Dhorka priste vështrimin e të shoqit që të çlirohej nga pesha e emocioneve”. “Dhimitër Orgocka hodhi vështrimin mbi të shoqen, por vuri re se ajo nuk kishte nevojë vetëm për një vështrim të ngrohtë që t’i ngjallte besim, por edhe për një fjalë, por të shprehur ashtu siç dinte vetëm Orgocka, me një zë që dilte nga gjoksi i tij si gjëmim. “Jepi Dhorkë, i tha, mos e çaj kokën…”. Fjalët e tij kishin dalë natyrshëm, aq sa artistja e madhe u ndje e çliruar njëherësh nga emocionet që kishin filluar ta lodhnin. “Mos e çaj kokën…”.Tek fjalët e tij nuk kishte asgjë të rremë, ishte i qartë në atë që kërkonte t’i përcillte të shoqes. Dhorka nuk kishte pasur kohë të mendonte më gjatë, mbi ato që i kishte thënë regjisori Orgocka, si me magji ai i kishte kthyer besimin. Perdja e skenës ishte ngritur. Në lozhën kryesore kishte zënë vend Enver Hoxha. Ishte gusht i vitit 1975. Enver Hoxha kishte qenë me pushime në qytetin e Pogradecit dhe atë mbrëmje ishte kthyer në Korçë për të parë shfaqjen “Zonja nga Qyteti”, me regjisor Dhimitër Orgockën”.

Të dashuruar deri në v dekje! “Dhorka po ndihej e lehtësuar. “Mos e çaj kokën…”. Këto fjalë kishin bërë magji tek shpirti i saj. Në të vërtetë edhe njohja me Taqkën kishte qenë e magjishme. Ai i kishte thënë atë çka kërkonte të dëgjonte Dhorka. E njihte Dhorkën që kur nisi të merrte pjesë si kërcimtare në vitin 1946. E kishte parë të vallëzonte në operetën “Agimi” të kompozitorit Kristo Kono dhe nuk i kishte dalë kurrë nga mendja. E kishte ndjekur me vëmendje edhe në rolin e parë të saj tek komedia e Karaxhales, ku do të fillonte dhe rruga e saj drejt teatrit dhe kishte mbetur i befasuar. Atë kohë, Dhorka ishte një vajzë e shkathët, me bishtaleca, kishte ca sy që i shkëlqenin nën një vështrim të ëmbël dhe të qeshur, vazhdon të tregojë aktori Koço Qendro. U dashuruan me njëri-tjetrin dhe mbetën deri në fund një çift i mrekullueshëm. Një ditë, kur unë ndodhesha në shtëpinë e tyre dhe po shikoja fotografitë, ashtu me të qeshur e ngacmova Dhimitrin: “Ore Taqkë, po ti kudo bashkë me Dhorën! S’të ndahet shpirti prej saj!” Ai si vuri pak buzën në gaz, heshti për një çast dhe pastaj, sikur të mendonte mirë ato që do të thoshte, foli: “Çdo i ri, kur vjen në moshë, ëndërron të ketë fati, të gjejë një bashkëshort që ta bëjë të lumtur. Unë e pata këtë fat. Për mua Dhora është bashkëshortja që kam ëndërruar ”. Dhimitër Orgocka i kishte qëndruar gjithë jetën në krah. Nuk po e linte vetëm as përballë frikës që do të delte përpara Enver Hoxhës.

Partia dhe çifti Orgocka
Për familjen Orgocka, partia kishte nisur të mos kishte mendim të mirë. Vëllai i Dhimitrit, Vaskë Orgocka u dënua për politikë. Dhe e gjithë kjo histori, sepse vëllai i regjisorit ishte martuar me një vajzë të huaj. Partia i kërkonte që ai ta linte: “Divorcohu, i thanë se, bashkëshortja jote, nuk është gjë tjetër veçse një agjente që nuk ia do të mirën Shqipërisë”. Pas kësaj Dhimitër Orgockën e dërguan të punonte në fabrikën e lëkurë- këpucës. I kërkuan të punonte në repartin e regjjes së lëkurës. Ishte një nga punët më të vështira të asaj fabrike. Dhimitrit i kujtohet edhe sot e kësaj dite, mëngjesi, kur u nis drejt fabrikës. “Isha i shoqëruar nga Dhorka, kujton ai. Shkuam bashkë deri tek dera e fabrikës. Aty u ndamë po me aq dhembshuri siç kishte ndodhur në ditën e parë të njohjes, por ajo do të me priste sërish në mbarim të turnit. “U lodhe”? më pyeti. Kërkonte të kuptonte me çdo kusht gjendjen time emocionale që kisha përjetuar në regjjen e lëkurëve “Mos e çaj kokën Dhorkë, i thashë, jetojmë në një kohë ku rrjedhin ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat prekin edhe njerëzit. Ky short më ra edhe mua. Ti e di, ne tashmë jemi regjur me sulmet që na janë bërë”. “Dhimitër Orgocka është një njeri që nuk thyhet lehtë, tregon aktori Koço Qendro, por pas dërgimit të tij në fabrikën e lëkurë-këpucës, kur mori vesh se edhe Dhorkën do ta dërgonin të punonte në trikotazh, i dhembi. “Mirë unë që kam vëllanë të dënuar për politikë, më është shprehur atë ditë, po Dhorka ç’kusur ka!” Kishin dy fëmijë për të rritur dhe Dhorka shkoi të punonte në trikotazh. “Do të punosh si nxënëse”, i thanë. Kjo e kishte vrarë edhe më tepër shpirtin e ndjeshëm të Dhorkës. “Më lini të punoj si punëtore u kishte thënë ajo drejtuesve të trikotazhit, sepse kam dy fëmijë për të rritur, si nxënëse pagesa është e ulët”. Gjithsesi kthimi i saj në teatër qe i shpejtë, por përpjekjet për ta shmangur nga skena do të ishin të gjata, madje të mundimshme për artisten e madhe”.

Fëmijëria e Dhorkës

Atë çast që Dhorkë Orgocka doli në skenë, regjisorit Orgocka iu kujtua fëmijëria e bashkëshortes së vet. Dhorkë Orgocka kishte pasur një fëmijëri të vështirë. Kishte lindur në 28 tetor të vitit 1936, në një shtëpi të thjeshtë korçare, në rrugën Jani Duri të lagjes nr 1 të qytetit. Shumë shpejt babai i saj, Perikë Ndini, u nis për në kurbet drejt Amerikës dhe që andej nuk u kthye kurrë. Dhorka jetoi vetëm me nënën, Artemisën dhe motrën, e cila ishte më e madhe. Tashmë ishte duke interpretuar rolin e Ollgës përpara Enver Hoxhës. Për komedinë e Ruzhdi Pulahës, “Zonja nga Qyteti” ishin hedhur dyshime sikur vepra jo vetëm që nuk pasqyronte realitetin, por në të njëjtën kohë e nxinte atë.

Kishte dashur ta vinte në skenë Tetari Kombëtar i Tiranës, por pas përfoljes që iu bë, regjisorët u sprapsën për të mos e zënë më me dorë. Orgocka pas një bisede që kishte pasur më Pulahën, pranoi të ishte regjisori i komedisë “Zonja nga qyteti”, një komedi kjo që u vu vetëm në tetarin e Korçës dhe që nuk njohu skenë tjetër. Tashmë Enver Hoxha kishte ardhur nga pushimet e Pogradecit dhe kërkonte të shihte shfaqjen. Kjo kishte qenë arsyeja, që Dhorka kishte vështruar nga i shoqi si për t’i thënë: “Më vështro edhe ti Taqkë në sy.” Dhorkë Orgocka e kishte çarë rrugën e skenës me zotësi dhe talent, por Dhora kishte frikë nga çdo e keqe.

Vdekja e babait në Amerikë i kishte lënë që në fëmijëri një ndjesi të tillë, që nuk besonte lehtë tek mrekullitë. Edhe interpretimi para Enverit i dukej si diçka ndjellakeqe, sikur pas mbarimit të shfaqjes do të dëgjohej një zë që do të thoshte: “Dhimitër Orgocka ka vënë në skenë një vepër që nxin realitetin socialist…” Pastaj salla do të ngrihej njëherësh në këmbë: “Poshtë Dhimitër Orgockaaa…! Kur Dhorka ishte e vogël, ndërsa aktivizohej me baletin, punonte edhe si llogaritare në kooperativën e artizanatit, deri sa një ditë regjisori Sokrat Mio pa tek ajo talentin e një aktoreje të madhe dhe e aktivizoi në komedinë e Karaxhales.

Vetë Dhorka në kujtimet e saj, shkruan për këtë ngjarje: “Artisti i Popullit, regjisori Sokrat Mio për herë të parë më besoi rolin e një vajze çapkëne në komedinë e Karaxhales. Luajta përkrah Pandi Rraidhit të madh. Spektatorët e pritën shumë mirë komedinë. Për mua u thanë fjalë shumë të mira. Kjo më dha forcë. Më bëri të jem serioze. E ndjeva se për mua po fillonte rruga e gjatë dhe e vështirë e artit skenik”. Por për Dhorkën kishte qenë më e vështirë nga sa e kishte menduar” , kujton aktori Koço Qendro

Rruga drejt skenës

“Dhorkë Orgocka ishte kthyer për disa çaste në prapaskenë në pritje të daljes sërish me rolin e Ollgës. Atë çast kuptoi se me sa padurim e kishte pritur një takim tjetër, në mes të shfaqjes, me të shoqin, Taqkën, siç e thërriste ajo, Dhimitrin. Artistja e vështroi përsëri të shoqin si atë çast kur ishte nisur për të dalë para spektatorit. Vështrimi i Taqkës ishte i njëjtë, i tendosur, i sigurt, njësoj sikur donte t’i thoshte sërish: “Jepi Dhorkë, mos e çaj kokën…”. Por në të vërtetë i bëri një pyetje tjetër: “Dhora, të kujtohet sa role ke luajtur deri tani? Pas kësaj komedie korçarët do të të thërrasin “Ollgë” ashtu siç të kanë thirrur, “Maro Podgozhani”.

Dhorkës iu kujtua që kishte luajtur me aktorë të tillë si Vangjel Grabocka, Aleko Skali, Dhimitër Trajçe, Pandi Raidhi, Nuçi Shedollari, Vani Trako, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Liza Laska, Krisanthi Kotmilo, Qefsere Trako, Dhimitra Mele, Valentina Cale… ishin shumë. Por artistja nuk po e kuptonte përse nuk ndihej e gëzuar që po luante përballë Enver Hoxhës. Kishte një brengosje të ngjashme me frikën. Pyetja e Taqkës përsëri kishte bërë efekt. Ju kujtuan rolet e luajtura me mjaft sukses në komeditë dhe dramat e shumta të vënë në skenë nga Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Ishte momenti për të dalë sërish në skenë.

Dhorka iu drejtua përsëri të shoqit: “Taqkë, në sallë askush nuk ka qeshur deri tani!” Komedia “Zonja nga qyteti” ishte shfaqur edhe dy net më parë, por spektatori kishte shpërthyer në të qeshura të pafund, ndërsa atë ditë nuk po qeshte askush. Nuk kishte qeshur as Enveri. Spektatori i asaj mbrëmjeje ishte një spektator i zgjedhur. Ishte në sallë Sekretari i parë i partisë në rreth, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, sekretarët e organizatave të partisë, drejtuesit e institucioneve. Gjithë elita e kohës. Të gjithë qëndronin si të ngrirë, sikur të mos kishin kuptuar se shfaqja kishte filluar, perdja ishte ngritur dhe aktorët kishin kohë që po interpretonin. Në sallë nuk pipëtinë asgjë, njësoj si të ishin mbledhur për varrim. “Taqkë askush nuk po qesh në sallë”, përsëriti Dhorka. “Jepi Dhorkë, unë kam besim tek ty, mos e çaj kokën…”, ishin sërish fjalët e bashkëshortit të saj.

Spektatori

Dhorkë Orgocka kishte dalë përsëri në skenë me rolin e saj. Salla ishte po ajo, e ngrirë nga kreu deri në fund. Befas nga lozha kryesore, ku ishte ulur Enver Hoxha erdhi një e qeshur e madhe me zë të lartë që u dëgjua qartë në të gjithë sallën që deri atë çast kishte qenë si e vdekur. Ha- ha- ha… Salla ktheu me ndrojtje kokën andej nga vinte e qeshura. Po qeshte Enveri Hoxha! Ha-ha-ha… u dëgjua që po qeshte gjithë salla, e cila ishte e mbushur plot. Dikush andej nga fundi nuk po përmbahej dot më. E qeshura kishte plasur së fundi. Edhe në rreshtin e parë po qeshnin me lot në sy. Dhorkë Orgocka mori krahë.

Në sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës nisën të dëgjoheshin vazhdimisht duartrokitje. Njeriu që rinte atje lart në llozhë kishte zgjidhur të qeshurat. Nëse ai do të qante edhe salla ishte gati të vajtonte me lot të pafund. Por e vërteta ishte se njerëzit qeshën me lot të vërtetë. Roli i Ollgës mbeti në kujtesën e korçarëve. Në rrugë gjatë bisedave në punë, e thërrisnin “Ollga”. Ishte aktorja e parë që skaliti atë rol. Regjisori Dhimitër Orgocka, ndërsa dëgjonte duartrokitjet, mendoi se Dhora ia kishte dalë mbanë. “Spektatori është gjykuesi më i mirë, mendoi ai, është njohës i vërtetë i artit”.

Pas pak shfaqja mori fund. Enver Hoxha zbriti nga lozha. “Pamë një shfaqje të bukur tha ai, kaluam dy orë e gjysmë por koha s’na u duk fare”. Çifti Orgocka u nis drejt shtëpisë. Ishin të lumturuar nga duartrokitjet që kishin marrë prej artdashësve. “Nuk e di pse pata një ndjenjë frike, tha Dhorkë Orgocka, këtë ndjenjë nuk e kisha provuar kurrë më pare, tha ajo. Përse më ndodhi kështu”, pyeti e merakosur Taqkën. Regjisori Dhimitër Orgocka qendroi një çast i heshtur si për të kujtuar sulmet politike që bëheshin mbi familjen e tij, dhe pastaj iu përgjigj: “Tashmë është koha të çlodhesh Dhora”.

Artisë të munduar

“Që nga 31 gushti i vitit 2002, kur Artistja e Merituar, Dhorkë Orgocka, nëna e dy fëmijve, u nda nga jeta, kanë kaluar kohë, por Orgockës i duket sikur Dhora sërish e pyet: “Përse atë ditë u ndjeva aq e lodhur?”- përfundoi rrëfimin e tij Koço Qendro, duke u shprehur se roli i çiftit Orgocka në teatër do të mbetet i padiskutueshëm, ashtu siç mund të konsiderohen dy artistë të mëdhenj, por të munduar.

Burimi: AktoretShqiptare.info