Nga Bledi Mane
Ashtu si kushtet atmosferike, edhe influencat politike-financiare në këtë vend nuk kanë rregulla loje. Qarkullojnë të hapërdara, përplasen dhe godasin miq e kundërshatrë pa drojë e pa asnjë keqardhje. Me kultin e individit që qëndron i ngulur thellë gjenezës sonë, ne nuk e kemi problem të bëhemi ushtarë, servilë apo mercenarë për ti treguar liderit shpirtëror, politik apo financiar që na ka gati në çdo kohë.
Por fatmirësisht jo çdo ushtar e nis dhe e mbyll karrierën si kamikaz, ka mes batalionit edhe udhërëfyes të vetes. Femrat mbeten unike, veçanërisht femrat shqiptare që po e shpartallojnë çdo ditë këtë shoqërinë tonë maskiliste-orientale. Lexoni me vëmendje emrat e 11 “kuçedrave” autoktone që bëjnë zap institucione, burra dhe burrecër:
1- Vali Bizhga
Qeveria nuk ka tashmë kryeministër një burrë. Punët e brendshme, koordinimet institucionale, mbarrëvajtjet e çështjeve jetike i ka marrë në dorë Drejtoresha e Kabinetit të KM Vali Bizhga. Edi Rama i është përkushtuar totalisht një marrëveshjeje të re me Lulzim Bashës dhe lobimit evropian për çelje negociatash në vjeshtën e dytë.
2- Leyla Moses-Ones
Gratë e hekurta nuk ia ka kursyer asnjëherë Amerika, Shqipërisë. Ashtu si në 1997 kur e ngarkuara me punë e Washingtonit në Tiranë ishte Mariza Lino, edhe këtë kohë krize të veremosur arnautase shyqyr zotit e menaxhon shkëlqyer zv.ambasadorja amerikane zonja Ones. Falë saj kërcënimet dhe prishja e zgjedhjeve të 30 qershorit e zbythën planin e opozitës së molotovit që u fik rrugëve.
3- Genta Bungo Tafa
Vettingu kundër gjykatësve dhe prokurorëve monstruozë shqiptarë tashmë ka një zonjë të hekurt që po ua zë në grykë profitet e përfituara nga krimi. Zonja Tafa anëtarja e frikshme e Komisionit të Vlerësimit po kthehet në imazhin dhe shpresën e një reforme radikale dhe largpamëse në drejtësinë shqiptare.
4- Vera Grabocka&Alketa Vejsiu
Dy vajzat energjike dhe të pakonkurueshme të showbizzit, me punën e tyre shfaqin çdo ditë anën e bukur të Shqipërisë, vendit tonë që nuk e mbyt dot krimi dhe korrupsioni por një Shqipërie që i qesh fytyra nga argëtimi dhe kultura.
5- Grida Duma
Lidhja e fortë jo vetëm sentimentale mes Sali Berishës dhe Grida Dumës e ka kthyer këtë të fundit zyrtarisht në lideren numër dy brenda Partisë Demokratike e cila po e bën me dhimbje koke kryetarin de jure Lulëzim Basha.
6- Vilma Nushi
Gruaja më e pasur shqiptare që prodhon lekë, hap vende pune, paguan miliona euro taksa dhe mban gjallë me kolegë të tjerë sipërmarrës ekonominë tonë lokale.
7- Linda Rama
Sharra i ka mbetur në gozhdë kësaj here Edi Ramës. I vizatuar si armiku i femrave, dhunuesi dhe arroganti organik, dorëzohet çdo mbrëmje dhe kërkon falje para zonjës së tij e cila mes sakrificash sublime ia arriti ta shtyjë në hullinë e duhur.
8- Vjollca Hoxha
Pavarësisht luhatjeve të perandorisë mediatike Top Channel, administratorja Hoxha po rilind gradualisht trashëgiminë e bashkëshortit të saj dhe nuk iu largua kurrë dashurisë së shqiptarëve për ekranin që iluminoi kombin dhe rracën.
9- Luana Vjollca
Me ndërhyrjet e saj estetike por jo mentale, Luana Vjollca diti tu prekë telat shqiptarëve. Pa asnjë talent në prezantim apo këndim, po menaxhon epshet e shfrenuara të tregut të pangopur dhe parashikohet që edhe 5 vitet e ardhshme do dalldisë jo vetëm meshkujt.
10- Monika Kryemadhi
Nuk i shkon aspak roli si kryetare partie opozitare por duhet ti kthehet urgjentish staturës si Zonja e Parë e Republikës
11- Aurela Basha
Labe, posesive, e ashpër me burrin e saj, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha duhet të ndryshojë strategji. Ti mësojë burrit të qullët se partia politike nuk është si tryezat e dasmave në Tepelenë ku u ngrihen dolli dasmorëve e pasi janë bërë tapë, i grabisin kur ikin në shtëpi.