Opozita duket se po dëgjon këshillën e ndërkombëtarëve për të ankimuar zgjedhjet e 30 qershorit në Gjykatë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionion për shkak të vetting-ut, Shoqata e Bashkive të djathta të Shqipërisë, ku bëjnë pjesë vetëm të djathtë, iu drejtua sot për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit dhe po ashtu edhe me regjistrimin e Bindjes Demokratike jashtë afatit.
Shoqata kërkon shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor.
Objekti i dytë ka lidhje me certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në 30 qershori. Në kërkesë thuhet se sapo Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e keseaj çështje me rëndësi.