Presidenti Ilir Meta, edhe para 30 Qershorit ka nisur pushimet e tij në plazhet e jugut, teksa ka pozuar shpesh me rrobebanjo, i shoqëruar me personazhe të ndryshëm të sportit dhe politikës.
Në foton e siguruar nga Ekskluzive.al, Meta duket se pushimet do t’i ndal me 13 tetor, datën e re të zgjedhjeve pretenduar prej tij dhe ka nisur turin e fotove në jug të vendit.
Në foton mëposhtë presidenti po kalon disa momente relaksi në jahtin e biznesmenit, Klodian Asllani, bashkëshorti i këngëtares shqiptare Zaimina Vasjari.
Të dy me rrobebanjo kanë pozuar në jahtin luksoz të biznesmenit duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Ndërkohë në tavolinën e jahtit luksoz është shtruar dhe gostia për presidentin, me ushqim dhe pije alkolike.
Të shpresojmë se presidenti të kthehet me këmbë në “tokë”, nëse nuk do t’i shpërndaj dekoratat në det, një për biznesmenin dhe një për këngëtaren e njohur.