Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë në Turqi, ku edhe ka takuar presidentin Recep Tayip Erdogan. Rama ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale, i ulur nën hijen e pishave në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris.
Në foto ndodhet edhe një person i tretë, fytyra e të cilit është mbuluar nga trupi i Erdogan. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama shtyu asamblenë e PS-së me një ditë për shkak të një udhëtimi që kishte jashtë vendit. Mesa duket udhëtimi paska qënë i prenontuar për në Turqi.