Këngëtarja serbe Ceca, e njohur ndryshe edhe si gruaja e k.riminelit më të njohur serb, Arkanit ka reaguar pas vendimit të AMA-s për ndalimin e transmetimit të këngëve të saj.
Në një prononcim për mediat serbe, Svetlana Raznatovic e njohur për publikun si Ceca, është shprehur se ajo nuk urren asnjë popull dhe se ka dashuri për të gjithë.
“Nuk jam e informuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën ky është rregulli që kam mësuar gjatë më shumë se 30 viteve karrierë.
Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Janë të bazuara në mesazhet e dashurisë sepse bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit,”– mësohet të jetë shprehur ajo..
Pak ditë më parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive i tërhoqi vëmendje RTSH-së pasi media kombëtare shqiptare transmetoi këngë të yllit serb, me argumentin se Ceca ka qenë gjithmonë një mbështetëse e k.rimeve të bashkëshortit të saj Arkanit.
K.rimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic, i njohur si Arkani, është një nga figurat më të t.merrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për m.asakra gjatë luftërave në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Herzegovinë.
Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë, Anastasija, e cila ekspozon jetën luksoze në rrjetet sociale.
Arkani u v.ra në vitin 2000 dhe v.dekja e tij ishte shumë e mistershme. Ende sot mbetet enigma.