Plot 81 vjet burgim kërkon Prokuroria e Vlorës për 6 të akuzuarit e falsifikimit të mbi 220 hektarë tokë në Karaburun. Për Raimond Mëzin dhe Lefter Gjergjin, dy persona që kanë kryer veprimet e paligjshme në Hipoketë, prokurorët kërkojnë përkatësisht nga 21 dhe 19 vjet burgim, shkruan “Boldnews”.
Dënimin më të lartë, Prokuroria e Vlorës e kërkon për avokatin Enkes Hysendhima, me firmën e të cilës janë legjitimuar fallsifkimet e pronave. Për të, prokurorët kërkojnë 24 vjet burgim.
Gjithashtu, listën e të akuzuarve e plotësojnë edhe juristen e Hipotekës, Blerina Dhrami, për të cilën kërkohet 11 vjet burgim, si edhe për sekretaren e gjykatës, Donika Besimaj, për të cilën kërkohet 6 vjet burgim.
Hetimet për dosjen “Karaburuni” kanë nisur në qershor 2016. Fillimisht, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro mbi tokën e dyshuar si të fallsifikuar. Më tej, hetimet u shtrinë tek personat e dyshuar për këtë vepër penale, të cilët u arrestuan.
Pas më shumë se një viti gjykim, procesi ka arritur në fazën e konkluzioneve përfundimtare. Pas kërkesës së prokurorisë, tashmë pritet fjala e mbrojtjes. Dosja “Karaburuni” është dëshmi e qartë e masakrës me tokat që është bërë prej vitesh në bregdetin shqiptar.