osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një profil ndryshe, i presidentes së re të KE-së: Nga akuzat për plagjiaturë, te hyrja në politikë në moshën 43-vjeçare…

Një profil ndryshe, i presidentes së re të KE-së: Nga akuzat për plagjiaturë, te hyrja në politikë në moshën 43-vjeçare…

Anëtarët e Parlamentit Europian miratuan të martën kandidaturën e gjermanes Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian, e cila u bë gruaja e parë që merr postin më të lartë të të BE. Por kjo nuk është hera e parë që Von Der Leyen hyn në histori si femër në një pozicion të lartë politik. Në vitin 2013, ajo u bë ministrja e parë e mbrojtjes në Gjermani, një pozicion që ajo e ka mbajtur deri para pak ditësh.

60-vjeçarja e lindur në Bruksel ka qenë aleate e ngushtë e kancelares gjermane Angela Merkel për disa vjet dhe madje, për ca kohë ajo ishte menduar se do të ishte pasardhësja e Merkelit.

Megjithëse nuk ka hyrë shpejt në politikë, Von der Leyen nuk ishte në terren të huaj që në hapat e parë. Babai i saj, Ernst Albrecht, ka qenë ministër-presidenti i Saksonisë së Poshtme dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Komisionit Europian, mes posteve të tjera të larta që ka mbajtur.

Në moshën 13-vjeçare, Von der Leyen u shpërngul nga Brukseli në Gjermani me familjen e saj. Ajo vazhdoi studimet në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe më vonë mjekësinë me një specializim në gjinekologji në Hanover.

Folëse e dy gjuhëve, franceze dhe gjermane, ajo është nënë e shtatë fëmijëve – një rast i rrallë në Gjermani, ku mesatarja e lindjeve për një grua nuk arrin në 2 fëmijë.

Von der Leyen hyri në politikë në moshën 43-vjeçare dhe ka qenë anëtare e Partisë Konservatore të Kristian Demokratëve të Merkelit (CDU) që prej asaj kohe.

Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme politike brenda rajonit të Hanoverit midis viteve 2001-2004 dhe më pas u zgjodh në parlamentin e Saksonisë së Poshtme në vitin 2003, përpara se të bëhej anëtare e kabinetit si ministre për çështjet sociale, gratë, familjen dhe shëndetin.

Von der Leyen u katapulua në skenën politike gjermane në vitin 2005, kur Merkel e emëroi si ministre federale për çështjet e familjes, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë. Katër vjet më vonë, ajo u zgjodh në Bundestag, ndryshe parlamenti federal gjerman. Ajo ka mbajtur postin e ministres federale të punës dhe çështjeve sociale deri në vitin 2013.

Gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes, institucioni në fjalë është akuzuar për dhënien e kontratave të dyshimta private dy firmave konsulente, McKinsey dhe Accenture.

Më vonë, ajo e komentoi këtë rast si “disa gabime në ndarjen e kontratave”.

Në vitin 2015, ajo u akuzua – dhe më vonë akuzat ranë – për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës.

Euronews – Përgatiti: Gazmira Sokoli