Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga miku i tij. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare, të njohur mes tyre po drekonin në shtëpi. Por pasdite ka pasur një debat të fortë mes tyre dhe më pas 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë mikun e tij 38 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi.
Viktima u transportua në Spitalin e Volosit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.