Gjatë seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Babale”, ka dëshmuar edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Mësohet se gjatë seancës, Breçani ka treguar se ku e kishte takuar për herë të parë Fredi Alizotin dhe se përse i kishte dhënë para.
“Fredi Alizotin e Albert Veliun i takova rastësisht në oborrin e PD. Alizoti u prezantua si kunati i Alber Veliut. Më tha se kishte besim tek unë dhe do më tregonte diçka.
I dhashë 40 mijë lekë të vjetra Alizotit, se ishtë pa ngrënë. Edhe Albert Veliut i kam dhënë 10 mijë lekë të vjetra.
Gjatë bisedës me Alizotin, ai më tregoi se e gjitha bëhej për azil,“-tha Breçani.
Për dosjen “Babale”, ka dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.
Të dy kanë treguar si e kanë takuar Albert Veliun. Tashmë pritet dëshmia e Enkelej Alibeaj, Besim Hajdarmataj dhe Ylli Rakipit.