Të paktën 37 persona të vdekur dhe 70 të zhdukur është bilanci i një zjarri të rënë në ambientet e një qendre tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se mes viktimave janë edhe 11 fëmijë, ndërsa 40 të tjerë ndodhen mes 70 personave të zhdukur. Qendra Tregtare u përfshi nga flakët në një kohë kur brenda saj kishte fluks frekuentuesish.
Sipas të dhënave të policisë mësohet se zjarri ka rënë në kompleksin e zbavitjes ku ndohej kinemaja dhe lokalet për argëtimin e fëmijëve, ndaj dhe shumë prej fëmijëve janë zënë në grackë nga flakët e zjarrit.
Po kështu mësohet se mbi 200 persona janë evakuuar dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjithsesi bilanci i të vdekurve pritet të rritet në vazhdim.