Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Burrelit ku një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer në qendër të këtij qyteti.
Shpërthimi u dëgjua në lagjen “Partizani, përballë shkollës “31 korriku” dhe dyshohet se ishte vendosur në banesën e shtetasit me iniciale H.K.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme në xhamat e disa banesave rreth zonës ku ndodhi ngjarja.