osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokument i shekullit të XVIII-të: Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Dokument i shekullit të XVIII-të: Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces: avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).

Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.

Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:1495613891-1

Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,

Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët;

Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,

Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.

Pisombo! Pisombo! *

Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë

Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !

Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.

Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !

Pisombo! Pisombo!

Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,

Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi;

I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes;

Por një vonesë e paparashikuar na pengon nga dashuria e tyre.

Pisombo! Pisombo!

Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh;

Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,

Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë

E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg!

Pisombo! Pisombo!

* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre./Nga Aurenc Bebja, Francë