Teksa maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në rrjet kanë nisur hamendësimet për zëvëndësuesin e tij.
Fotografi Agim Rama shkruan se presidenti Ilir Meta do të donte që të pasohej nga një zonjë, e cila sipas tij është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
“Do të ishte në nderin e PS0së që në karriken e presidentit të ardhshëm të ulej një zonjë si Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes.
Ka nevojë ky dikaster së fundi që të jetë nga gjinia femërore. Mbase dhe Meta e dëshiron t’ja lërë postin një zonje,”-shkruan Rama.