Në vitin 1990, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i qeverisë kishin shumë të përbashkëta. Të dy me pardesy, të dy në Partinë Demokratike dhe të dy pedagogë.
Kjo është një fotografi e shkrepur 29 vjet më parë, më 22 dhjetor të vitit 1990, atëherë kur Rama dhe Berisha nuk ishin dy “armiqtë e përbetuar” politik. Me ta është edhe i ndjeri Ardian Klosi, mik i Ramës.
Foto është bërë në Qytetin Studenti, në mitingun e parë të Partisë Demokratike. Asokohe Edi Rama ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ashtu siç ishte edhe Berisha pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.
Edi Rama është një ndër protagonistët e Dhjetorit `90. Ka marrë pjesë aktive në ngjarjet që përgatitën rrëzimin e sistemit komunist, por ka munguar pikërisht atë ditë kur nisi lëvizja studentore për rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor 1990.
Fotoja e mëposhtme është shkrepur në momentin kur janë takuar më 15 janar 1991, në mitingun tek Sheshi Italia. Debati mes tyre ka nisur pasi në miting nuk kishin lënë Trebeshinën të fliste në emër të ish-të përndjekurve si një shkrimtar i b.urgosur.
Atë ditë Rama dhe Berisha janë zënë duke sjellë kështu largimin përfundimtar nga PD-ja të atij vetë, Klosit dhe Kasem Trebeshinës për të mos u takuar më kurrë.
Hera e parë që kryeministri Rama dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha u takuan ishte në 9 dhjetor tek godina e qytet Studentit, kur krijohej Partia Demokratike. Por edhe nga ajo mbledhje Rama është larguar pas një debati me Berishën…