Identifikohet vajza që u mbyt pasditen e sotme te kanioni i Holtës. Ajo është Tila Sallaku 24-vjeçe nga Lushnja. Ndërkohë që vëllai i saj dhe miku i familjes 50-vjeç janë shpëtuar. 33 persona të ndarë në dy grupe kishin shkuar në kanionin e Holtës me guidë. Por për shkak të reshjeve lumi ishte fryer duke i bllokuar pjesën e shkëputur të turistëve ku bënin pjesë grupi prej 10 vetësh.
Por megjithëse u shpëtuan fëmijët dhe antarët e tjerë të grupit, vdekja e 24 vjeçares është një ngjarje e rëndë dhe tepër e dhimbshme. Rrethanat e ngjarjes akoma nuk janë bërë të ditura nga policia, që pritet të dalë në një deklaratë për versionin e kësaj ngjarje të rëndë aksidentale, aq më tepër bëhet më e rëndë, kur flitet për turistë shqiptarë apo të huaj… kushdo qofshin